Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lojtarët e River Plate donin të rrihnin arbitrin, ndërhyn policia: “Bir ku*ve”

Lapsi.al 25 September 2025
Lojtarët e River Plate donin të rrihnin arbitrin, ndërhyn

Ëndrra e Copa Libertadores e River Plate u shua në Sao Paulo, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve kundër Palmeiras. Skuadra e teknikut Marcelo Gallardo, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Monumental, u shemb në Allianz Parque me një 3-1 që vulosi eliminimin (5-2 rezultati i përgjithshëm). Të ndezur natën braziliane nuk ishte megjithatë vetëm rezultati, por kaosi i shpërthyer pas fishkëllimës finale, kur lojtarët argjentinas sulmuan verbalisht arbitrin Andres Matonte, duke detyruar policinë të ndërhynte për ta mbrojtur.

River e kishte zhbllokuar ndeshjen me Maximiliano Salas, por brazilianët reaguan me barazimin e Vitor Roque dhe dygolëshin e ish-lojtarit të Lanus, José Manuel Lopez, i cili përmbysi sfidën. Goli i 2-1 nga pika e bardhë, i ardhur pas një faulli me dorë të diskutueshëm të Colidio-s dhe kontaktit në zonë mes Acuña dhe Torres, ndezi protestën e Millonarios. Arbitri uruguaian akordoi penallti dhe përjashtoi Acuña, vendime që shpërthyen zemërimin argjentinas.

Çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes?

Me fishkëllimën e trefishtë tensioni degjeneroi. Disa lojtarë të River u hodhën drejt Matonte, i rrethuar me shpejtësi nga policia e Sao Paulos për të shmangur kontaktin fizik. Salas, më i tërbuari, bërtiti “bir k***e” pak centimetra larg arbitrit të mbrojtur nga forcat e rendit që kishin zbritur në fushë, i ndalur me vështirësi nga shokët e skuadrës dhe stafi teknik. Vetëm pas disa minutash, mes fyerjeve dhe shtyrjeve, situata u rikthye nën kontroll.

Edhe Marcelo Gallardo kërkoi shpjegime, duke mbajtur toni më pak agresivë, por gjithsesi të ashpër. I nxehur, duke iu drejtuar arbitrit Matonte, tha: “Ti e kushtëzove ndeshjen kot për shkak të një veprimi të vogël”, për t’i drejtuar më pas një duartrokitje ironike. Pastaj, në konferencën për shtyp, nuk kurseu kritikat: “Arbitri nuk dinte si ta menaxhonte ndeshjen dhe, në atë konfuzion, ne i dhamë një avantazh kundërshtarit. Nuk mund të ndodhë. Arbitri ndjeu presionin. Nuk e menaxhoi mirë dhe disa gjëra ndryshuan në pjesën e dytë, por gjithsesi duhet të marrim përgjegjësinë për gabimet tona”.

Lexo më tej: Video/ Grushta e shkelma në Independiente-River Plate: një gjest shkaktoi gjithçka

Për Millonarios mbetet hidhërimi i një kualifikimi të humbur dhe i një menaxhimi nervoz të ndeshjes, i paguar shtrenjtë në minutat e fundit. Për Palmeiras, në vend të kësaj, vjen siguria e gjysmëfinales, me mundësinë konkrete për të synuar titullin kontinental. Por nata e Sao Paulos do të mbetet e shënuar jo vetëm nga eliminimi i River Plate, por edhe nga imazhi i arbitrit të mbrojtur nga agjentët në fushë: fotografia e një dorëzimi sportiv të shndërruar në përleshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI