Flash

Dosja 5D/ Këlliçi: Jam pyetur në mënyrë intimiduese për indicjet e çështjes

Lapsi.al 25 September 2025
Dosja 5D/ Këlliçi: Jam pyetur në mënyrë intimiduese

Belind Këlliçi ka treguar arsyen që është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme. Duke folur për mediat, Këlliçi tha se është pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve të arrestuar të bashkisë Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi u shpreh se ka treguar informacione në lidhje me indicjet që ka marrë për këtë çështje si dhe ka thënë se 2 kallëzimet e tij janë bërë bashkë nga SPAK.

"Jam pyetur nga avokatët mbrojtës të drejtorëve që janë në burgun e Fierit. Kam dhënë përgjigjet e mia shterues për informacionet që kamë patur. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat publike. Është shkuar dhe në kërkesë llogarie. Është kaluar në interpretime politike. Edhe në ridikulim të situatës dhe zgjedhjeve të 2023.

Ka patur dhe pyetje a fitova zgjedhjet e bashkisë. Po i jap përgjigje këtu. Më mirë këtu ku jam sot se fitues i zgjedhjeve të majit 2023. Jam pyetur për praktikat korruptive, burimin e informacionit. Në thelb është bërë e njohur fakti që kallëzimi është bashkuar me kallëzimin në 9 maj 2023 dhe jam pyetur për të gjithë indiciet që kam patur për këtë çështje.

Beteja jonë me Edi Ramën, dhe me çdo ministër nga Balluku dhe çdo titullar tjetër në çdo bashki që janë përfshirë në afera korruptive. Kjo betejë vijon me modelin Veliaj në pushtetin qendror dhe lokal. Të gjithë dokumente që janë depozituar në SPAK janë për zyrtarët që kemi informacion. Nëse do kemi dokumente të rëndësishme përveç detyrës politike, është dhe detyrë qytetare që një aferë korruptive ta bësh publike," tha Këlliçi.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI