Flash

Vrasja në Durrës/ Identifikohet personi që u masakrua me thikë në banesën e tij

Lapsi.al 24 September 2025
Vrasja në Durrës/ Identifikohet personi që u masakrua me

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12.

Ka qenë nipi i viktimës ai i cili lajmëroi më pas policinë. Nga këqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.

Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin e krimit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Greqi

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. ...

16:30

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI