Flash

U kap me 400 mijë USD false në Ekuador: “Nuk jam pjesë e mafias shqiptare”

Lapsi.al 24 September 2025
U kap me 400 mijë USD false në Ekuador: “Nuk jam pjesë e

Ai është një italo-kanadez i arrestuar nga policia e Ekuadorit i dyshuar si një anëtar i mafies shqiptare. Ai u ndalua në lagjen Samborondón më 17 shtator 2025 ndërsa me vete iu gjetën 400 000 dollarë të falsifikuar.

Pánfilo C., 52 vjeç i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar se ishte një i infiltruar nga policia në rrjetin e trafikut të drogës.

“Nuk jam kriminel, jam informator”/ Rrëfehet anëtari i

Për paratë e falsifikuara ai rrezikon një dënim nga 3 në 5 vjet. Avokati Erick Mejía kërkoi që Zyra e Prokurorit të dëgjonte me vëmendje çështjen e klientit të tij.

52-vjeçari u arrestua në shtëpinë e tij ku përveç parave u gjet edhe një armë Glock 17 dhe pasaporta nga Italia, Kanadaja dhe Ekuadori.

Në seancën gjyqësore avokati kërkoi që ai të mos lihej në qeli, por me një byzylyk elektronik.

I njohur në rrethet shoqërore të Guayaquil si "Benny", Pánfilo u bë i famshëm për lidhjet romantike me femra te ekraneve televizive në Ekuador, një vend ku ai mbërriti në vitin 2020, pak para pandemisë.

Më vonë ai hapi një restorant italian në Guayaquil verior. Nga atje, ai u rrëmbye në vitin 2023. 5 ditë më vonë, në një konferencë për shtyp, ai deklaroi se kriminelët e kërcënuan se do ta torturonin, por më pas e liruan në një rrugë pranë bregdetit pasi u pagua një pjesë të shpërblimit.

"Më pas, më është dashur ta mbyll dyqanin për shkak të shkallës së krimit në këtë vend", - tha ai. Pas arrestimit ai u mor në pyetje ku këmbënguli se ishte një informator për autoritetet dhe po “ndihmon në luftimin e krimit”.

Ai është shprehur se ka marrë kërcënime të shumta për këtë arsye. “Unë mezi dal nga shtëpia, por vazhdoj të bashkëpunoj sepse kam shumë informacione. Unë nuk jam kriminel”, deklaroi ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Greqi

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. ...

16:30

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI