Flash

Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 24 September 2025
Trump heq foton e Biden nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti Donald Trump ka hequr foton e paraardhësit të tij Joe Biden nga "Shëtitorja e Famës Presidenciale" në Shtëpinë e Bardhë. Pamja më lart u publikua nga asistentja speciale e presidentit dhe këshilltarja e komunikimit Margo Martin në një postim në X.

Ajo nxori një video në të cilën shfaqeshin portretet bardh e zi të presidentëve në korniza ari. Në vend të fotos së Biden ishte një imazh i “autopen”. Kjo është një makineri që përdoret për të firmosur dokumente në seri nga zyrtarët e lartë dhe që Biden e autorizoi në fund të mandatit të tij.

Trump e ka akuzuar Biden se gjatë presidencës së tij nuk i merrte më ai vendimet. Biden i ka hedhuir poshtë pretendimet. "Më lejoni të jem i qartë: Unë i mora vendimet gjatë presidencës sime. Unë mora vendimet për faljet, urdhrat ekzekutivë, legjislacionin dhe shpalljet. Çdo sugjerim se nuk e bëra unë është qesharak dhe i rremë" – deklaroi Biden.

Trump ka zhvendosur edhe portretet e presidentëve të tjerë, përfshirë Barack Obamën dhe George W. Bush dhe e ka zëvendësuar portretin e ish-zonjës së parë Hillary Clinton me një të tijën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Greqi

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. ...

16:30

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI