Flash

Sulmohet me snajper qendra e emigrantëve në Dallas/ 2 viktima dhe një i plagosur

Lapsi.al 24 September 2025
Sulmohet me snajper qendra e emigrantëve në Dallas/ 2 viktima dhe

Një person hapi zjarr me snajper ndaj zyrës së Agjencisë Amerikane të Zbatimit të Imigracionit (ICE) në Dallas duke lënë pas dy të vdekur dhe një të plagosur rëndë.

Policia e identifikoi autorin si Joshua Jahn, një 29-vjeçar, i cili hapi zjarr nga një çati aty pranë duke u marrë jetën 2 të burgosurve dhe duke plagosur një tjetër. Më pas ai ktheu armën nga vetja dhe u vetëvra.

Vrasesi

Vëllai i tij, Noah, i tha NBC-së se Joshua “nuk kishte ndjenja negative për ICE mesa di unë. Nuk mendoja se ai ishte i interesuar në politikë. Për aq sa di unë, ai nuk ishte i interesuar për politikën e asnjërës palë”, përfundoi ai.

"Hetimi paraprak ka përcaktuar se i dyshuari hapi zjarr në një strukturë qeveritare nga një ndërtesë ngjitur. Dy persona u transportuan në spital me plagë nga arma e zjarrit. I dyshuari ka ndërruar jetë" - tha policia e Dallasit.

Sulmi në Dallas “kundër ICE ishte i ngjashëm me atë që ndodhi në Teksas më 4 korrik" shpjegoi agjenti special i FBI-së, Joe Rothrock, në një konferencë për shtyp. Ai tregoi se në plumbat e përdorur nga autori u gjetën të shkruara mesazhe anti-ICE.

Dallas, spari sulla sede dell'agenzia anti-immigrazione: due morti e un ferito grave, il cecchino si toglie la vita. L'Fbi: «Attacco mirato contro l'Ice»

FBI konfirmoi se nuk kishte viktima nga radhët e policisë.

"Për muaj të tërë, ne i kemi paralajmëruar politikanët dhe median që të ulin retorikën e tyre ndaj ICE-së përpara se dikush të vritet", - shkroi në X Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem.

"Le të shërbejnë këto vdekje të tmerrshme si një mësim për të majtën ekstreme" - për atë që mund të bëjë retorika e tyre për ICE” – shtoi ajo. Qendrat e ICE përdoren zakonisht për të përpunuar emigrantët para se të transferohen në qendrën e paraburgimit.

Politika e administratës Trump kundër emigrantëve duke i mbledhur ata në qendra dhe më pas duke i dëbuar ka shkaktuar debate të forta në SHBA. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Greqi

Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio. ...

16:30

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI