Flash

SPAK merr të pandehur “Çuçkën”, kryebashkiakun e Ersekës

Lapsi.al 24 September 2025
SPAK merr të pandehur “Çuçkën”,

SPAK ka marrë si të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isain. Ai e nisi karrierën si aktor në Portokalli me personazhin e “Çuçkës” por më pas u përfshi në politikë në radhët e PS, që e kandidoi në bashkinë e Ersekës.

Erion Isai dyshohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike. Isai është marrë në pyetje dy herë nga prokurorët e posaçëm. Përveç tij, të pandehur janë marrë edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në shkeljet e pretenduara.

Hetimet janë fokusuar në procedurat e ndjekura gjatë dhënies së disa tenderëve publikë, ku dyshohet se ka pasur favorizime dhe parregullsi.

SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar në vijim lidhur me akuzat konkrete dhe fazën ku ndodhet çështja.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI