Flash

Slot i ashpër me Ekitike pas përjashtimit absurd: “Duhet të falenderonte Chiesa-n"

Lapsi.al 24 September 2025
Slot i ashpër me Ekitike pas përjashtimit absurd: “Duhet të
Arne Slot ka qenë shumë i drejtpërdrejtë në përcaktimin e sjelljes së Hugo Ekitike, i cili u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhave për shkak të një teprimi në festim. “E kotë dhe idiotësi”, kështu e cilësoi trajneri i Liverpool në konferencë atë sjellje të tepruar që ai e pagoi me përjashtim: hoqi fanellën dhe ia tregoi publikut. Kritika e trajnerit është aq më e ashpër sepse lidhet me një konsideratë thelbësore: merita e golit (dhe e fitores) kundër Southampton nuk ishte as e tij, por e Federico Chiesa i cili, pak hapa larg portës, dha asistin vendimtar për shokun e skuadrës. Ekitike vetëm shtyu topin në rrjetë, ndaj ajo eufori u tregua aq e papërshtatshme sa edhe e dëmshme (do të mungojë në ndeshjen e ardhshme me Crystal Palace).

Slot qorton Ekitike: “Të mësojë të kontrollojë emocionet”

Vërejtja që trajneri i Reds i bën lojtarit të tij është si një qortim prindëror: e vuri përballë përgjegjësive të tij. “Duhet të mësojë të kontrollojë emocionet e veta – pranoi trajneri –. Edhe kartoni i parë i marrë ka qenë mjaft budalla… e di sa e vështirë është për një sulmues të mos tërhiqet nga momenti, por të paktën sillesh në mënyrë të tillë që të mos marrësh ndëshkim. I thashë se gjëra të caktuara mund t’i kuptoj nëse i bën pasi shënon në minutën e 87-të në një finale Champions League, ndoshta me një goditje në trekëndësh pas driblimeve ndaj mbrojtësve. Atëherë po, mund ta kuptoj”. Pjesa e dytë e reflektimit është një ftesë për të qëndruar me këmbë në tokë. “Jam i vjetër, kam 47 vjeç dhe jam plak. Nuk kam luajtur kurrë në këto nivele, por kam shënuar disa gola dhe po të kisha shënuar një gol si ky, do të isha kthyer dhe, duke iu drejtuar Federico Chiesa-s, do t’i kisha thënë: Ky gol është krejtësisht merita jote, jo e imja. Ja pse e gjeta gjithçka shumë të sikletshme”.

Ndjesa e lojtarit: “Lashë të më merrnin emocionet”

Pak pas qortimit publik, Ekitike ndau një mesazh në rrjetet sociale në të cilin u shpreh i penduar dhe kërkoi ndjesë ndaj të gjithëve. Ai kuptoi se nuk duhej të kishte reaguar në atë mënyrë pa menduar për pasojat: “Isha aq i emocionuar dhe i dëshiruar për të ndihmuar skuadrën të merrte një tjetër fitore para tifozëve tanë, në ndeshjen time të parë të Kupës së Ligës. Por u mbërtheva nga emocionet e mia dhe për këtë kërkoj ndjesë te gjithë familja Reds. Faleminderit tifozëve që më mbështesin gjithmonë dhe shokëve të skuadrës për më siguruar këtë fitore!”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI