Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Roma triumfon mes tensionit me Nice: Hoxha asist në fitoren e Dinamos me Fenerbahce

Lapsi.al 24 September 2025
Roma triumfon mes tensionit me Nice: Hoxha asist në fitoren e Dinamos me

Roma e Gasperinit e fillon në mënyrën më të mirë rrugëtimin europian dhe në ditën e parë të Europa League u imponua 2-1 në fushën e Nicës. Pas një pjese të parë të varfër me emocione, por me një gol të anuluar ndaj Mancinit për pozicion jashtë loje, verdhekuqtë ngritën ritmin në pjesën e dytë edhe falë një ndryshimi taktik të dëshiruar nga trajneri.

Futja e Pellegrini solli më shumë paparashikueshmëri në repartin ofensiv, por ishte nga këndi që kapiteni verdhekuq bëri diferencën duke firmosur asistin për avantazhin e arritur nga Ndicka. Tre minuta më vonë ishte një tjetër mbrojtës, Gianluca Mancini, që mbylli një aksion me rrëshqitje mbi asistin nga e majta i Tsimikas. Naiviteti i Pisillit të sapofutur dhuroi penalltinë që Moffi realizoi në minutën e 77' me pasojë një fund ndeshjeje të ndezur. Roma merr fitoren e parë dhe qetësohet pas tensioneve që paraprinë sfidën në Nice.

NDESHJET E TJERA

Fillon me një barazim plot emocione Europa League e Betis, finalist i Conference dhe favorit i mundshëm për fitoren, që ndali Nottingham Forest në 2-2. Hap vallëzimin Bakambu (15’), pastaj një-dyshi i Igor Jesus (18’ dhe 23’) dhe barazimi i Antony (85’). Rrëzohet Fenerbahçe në Zagreb (3-1), fiton Freiburg ndaj Basel (2-1). Fitore për Braga, Ludogorets dhe Midtjylland, mbarojnë në barazim Paok-Maccabi dhe Crvena Zvezda-Celtic.

Lexo më tej: Europa League nis me përplasje të dhunshme: në Nisë arrestohen 102 tifozë të Romës

REZULTATET E TJERA

Betis-Nottingham Forest 2-2

Shënues: 15’ Bakambu (B), 18’ e 23’ Igor Jesus (N), 40’ p.j. Antony (B).

Braga-Feyenoord 1-0

Shënues: 34’ p.j. Fran Navarro (B).

Dinamo Zagreb-Fenerbahce 3-1

Shënues: 21’ e 5’ p.j. Beljo (D), 25’ Szymanski (F), 49’ Bakrar (D).

Crvena Zvezda-Celtic 1-1

Shënues: 11’ p.j. Iheanacho (C), 20’ p.j. Arnautovic (S).

Freiburg-Basel 2-1

Shënues: 31’ Osterhage (F), 12’ p.j. Eggestein (F), 39’ p.j. Otele (B).

PAOK-Maccabi Tel-Aviv 0-0

Midtjylland-Sturm Graz 2-0

Shënues: 7’ aut. Christensen (M), 43’ p.j. Diao (M).

Malmo-Ludogorets 1-2

Shënues: 8’ Stanic pen. (L), 23’ Bile (L), 33’ p.j. Johnsen (M).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI