Flash

VIDEO/ Trump i ecën ters në OKB, i bllokohen shkallët dhe telepromteri

Lapsi.al 23 September 2025
VIDEO/ Trump i ecën ters në OKB, i bllokohen shkallët dhe

"Jam shumë i lumtur që jam këtu me ju” – ishin fjalët me të cilat Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hapi fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Në fakt po bënte shkaka për telepromterin që nuk funksiononte ku ai mund të lexonte fjalimin e tij.

"Nuk ka problem, do ta mbaj këtë fjalim pa telepromter, sepse nuk funksionon. Kushdo që është përgjegjës për këtë telepromter është në telashe serioze", - shtoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Presidenti i SHBA-së shtoi më pas: "Kjo është ajo që arrita të marr nga Kombet e Bashkuara: një shkallë e rrezikshme që u bllokua, me zonjën e parë gati për të rënë, por që ia doli se është në formë të mirë, dhe një telepromter që nuk funksionon". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI