Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa leje i riu në Vlorë

Lapsi.al 23 September 2025
U vetëplagos dje me pistoletë, arrestohet për armëmbajtje pa

Një 37-vjeçar, i cili dje u vetëplagos me armë zjarri, është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra Skerdi Mehmetaj (Piperi).

Mësohet se ai e ka pasur armën pa leje.

Pasi u plagos, Mehmetaj ka shkuar në spital me një plagë në këmbë, ndërsa armën e kishte hedhur në makinë për ta fshehur nga policia.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. Q., 44 vjeç, banues në fshatin Poro, pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamin e një automjeti të parkuar në oborrin e banesës së shtetases S. X.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. S., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë banesës së tij, në fshatin Grazhdan, Finiq, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe një banesë e braktisur. Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI