Flash

Trump do të flasë për Gazën me zyrtarë nga vendet me shumicë myslimane

Lapsi.al 23 September 2025
Trump do të flasë për Gazën me zyrtarë nga vendet me

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të takohet të martën me udhëheqës dhe me zyrtarë nga disa vende me shumicë myslimane për të diskutuar rreth situatës në Gazë, e cila po përballet me një ofensivë në rritje nga aleati i Uashingtonit, Izraeli. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve të hënën se Trump do të mbajë një takim shumëpalësh me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Egjiptin, Jordaninë, Turqinë, Indonezinë dhe Pakistanin.

Një person me njohuri për bisedimet ka thënë se do të diskutohet për Gazën. Sipas portalit informativ Axios, Trump do t’i paraqesë grupit një propozim për paqe dhe për qeverisjen e Gazës pas luftës. Përveç lirimit të pengjeve dhe përfundimit të luftës, pritet që Trump të diskutojë për planet e SHBA-së për një tërheqje izraelite dhe për qeverisje pas lufte në Gazë, pa përfshirjen e Hamasit, të cilin Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë organizatë terroriste.

Credins Bank oferte per pajisje me POS

SHBA-ja dëshiron që vendet arabe dhe myslimane të bien dakord të dërgojnë forca ushtarake në Gazë, për të mundësuar tërheqjen e Izraelit dhe për të siguruar financime për programet e tranzicionit dhe rindërtimit, shkroi Axios.

Trump do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të martën, një ditë pasi dhjetëra liderë botërorë u mblodhën në Nju-Jork për të mbështetur krijimin e një shteti palestinez – një ndryshim i rëndësishëm diplomatik, gati dy vjet pas luftës në Gazë, që përballet me kundërshtim të ashpër nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Disa vende deklaruan se zgjidhja me dy shtete ishte e vetmja mënyrë për të arritur paqen, por Izraeli tha se njohja e një shteti palestinez do të ishte një shpërblim për ekstremizmin.

Ofensiva e Izraelit në Gazë, që prej tetorit 2023, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz, ka zhvendosur brenda vendit të gjithë popullsinë e Gazës, dhe ka shkaktuar një krizë urie. Shumë ekspertë të të drejtave, akademikë dhe një hetim i OKB-së e kanë cilësuar këtë si gjenocid.

Izraeli i quan veprimet e tij vetëmbrojtje, pas një sulmi të Hamasit në tetorin e 2023-tës, që vrau 1.200 njerëz dhe gjatë të cilit më shumë se 250 persona u morën peng.

Izraeli ka bombarduar edhe Iranin, Libanin, Jemenin, Sirinë dhe Katarin gjatë rrjedhës së luftës në Gazë. Trump kishte premtuar një përfundim të shpejtë të luftës në Gazë, por një zgjidhje mbetet e paarritur, tetë muaj pas fillimit të mandatit të tij.

Mandati i Trumpit filloi me një armëpushim dymujor midis Izraelit dhe Hamasit, i cili përfundoi kur sulmet ajrore izraelite vranë 400 palestinezë më 18 mars. Së voni, imazhet e palestinezëve të uritur, përfshirë fëmijë, kanë nxitur zemërim global ndaj ofensivës izraelite.

Në shkurt, Trump propozoi një marrje nën kontroll të Gazës nga SHBA-ja, dhe një zhvendosje të përhershme të palestinezëve prej andej. Ky plan u cilësua si “spastrim etnik” nga ekspertë të të drejtave dhe nga OKB-ja. Zhvendosja me forcë është e paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare. Trump e paraqiti planin si një ide për rizhvillim./REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditë...

07:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI