Flash

Juventus i dëmtuar nga arbitrat, Napoli i favorizuar: Rocchi jep gjykimin në Open Var

Lapsi.al 23 September 2025
Juventus i dëmtuar nga arbitrat, Napoli i favorizuar: Rocchi jep gjykimin

Përgjegjësi i arbitrave, Gianluca Rocchi, bën llogaritë në TV me gabimet e mëdha të kryera nga gjyqtarët (dhe nga zyrtarët në dhomën e VAR-it) gjatë javës së fundit të kampionatit: te Open Var në DAZN rrëzon të gjitha vendimet më të diskutuara që kanë karakterizuar Verona-Juventus dhe Napoli-Pisa. Ishte gabim dhënia e penalltisë për Veronën kundër Juventusit për faullin e Joao Mario. Orban, që i dha një bërryl në fytyrë Gattit, duhej të përjashtohej dhe jo të ndëshkohej me të verdhë. Faulli i De Bruyne ndaj Leris duhej të sanksionohej me penallti kundër Napolit sepse prekja me dorë e lojtarit të Pisës nuk ishte e ndëshkueshme sipas rregullores. Në përmbledhje, në dritën e episodeve të diskutuara dhe të kontestuara, bardhezinjtë dalin rëndë të dëmtuar nga drejtimi i arbitrit Rapuano ndërsa napolitanët ia hedhin sepse u “favorizuan” nga gabimet e arbitrit Crezzini.

Rocchi shpjegon pse prekja e Joao Mario nuk ishte faull për penallti

Bradaric ekzekuton një goditje anësore shumë të gjatë, topi zbret brenda zonës së penalltisë së Juves. Joao Mario kërcen për të goditur me kokë por prek sferën me dorën e majtë: “Vendimi për të dhënë penallti është i gabuar, kjo shihet nga dinamika e aksionit – ishin fjalët e dizenjatorit Rocchi që kritikon gjithashtu ndërhyrjen në VAR të Aureliano -. Topi i rrëshqet në dorë, e cila është në pozicion natyral duke konsideruar edhe lëvizjen e lojtarit”.

Përgjegjësi i arbitrave kundërshton gjithashtu edhe referimin për atë që ndodhi vitin e kaluar në Atalanta-Udinese dhe rastin e Hien. “Janë dy gjëra të ndryshme, aty shihet që ai bën vërtet një lëvizje me krah për t’iu afruar topit. Këtu Joao Mario nuk bën asgjë të ngjashme”.

Bërryli i Orban ndaj Gatti duhej ndëshkuar me të kuqe

Protestat shumë të ashpra të Tudor, i cili në konferencë shpjegoi çfarë i kishte thënë arbitri për mungesën e të kuqes ndaj Orban (bërryl ndaj Gattit), dalin në pah gjithashtu gjatë analizës së situatave të lojës më “të nxehta” të prezantuara nga Federica Zille dhe të komentuara nga Rocchi. “E turpshme”, ishte termi i përsëritur me zë të lartë nga trajneri bardhezi edhe për shpjegimin e marrë nga gjyqtari: “Më tha që Orban nuk e kishte ngarkuar krahun… atëherë mund të japësh edhe një grusht kështu”.

Qëndrimi i përgjegjësit është i qartë: “Tudor kishte të drejtë edhe pse është më mirë të moderohen tonet. Masa e saktë ishte nxjerrja e kartonit të kuq, lojtari sheh kundërshtarin dhe më pas e godet. Dhe ky ishte një vendim për t’u marrë në fushë dhe pastaj eventualisht në monitor”.

Rocchi

Në Napoli-Pisa : “Prekja e tij me dorë nuk është kurrë e ndëshkueshme”

Rocchi e mbyll sfilatën e frame-ve dhe audiove, që tregojnë bisedat mes dhomës së VAR-it dhe arbitrit në fushë, duke treguar gjithashtu çfarë ndodhi në Maradona me rastin e shkelmimit që De Bruyne i bëri Leris. Arbitri nuk dha penallti sepse më parë kishte pasur një prekje me dorë të lojtarit të Pisës i cili, duke rënë dhe i kthyer me shpinë, devijoi topin me krah.

Rocchi

Lexo më tej: Juve, stop nga pika e bardhë në Verona: Orban i mohon arratisjen Tudor mes polemikave

“Prekja me dorë nuk është e ndëshkueshme, në dhomën e VAR lihen të mashtrohen nga slow motion dhe mendojnë se ajo prekje është një lloj kontrolli. Por nëse e sheh në dinamikë kupton që është një prekje rastësore dhe e pandëshkueshme as në sulm dhe as në mbrojtje. Do të ishte ndryshe nëse lojtari do të kishte shënuar me dorë në këtë mënyrë, në atë rast goli do të anulohej. Ishte e ndëshkueshme në vend të kësaj me penallti shkelmimi mbi këmbë”.

Mbaroi? Jo, Rocchi sqaron gjithashtu që ishte e drejtë dhënia e penalltisë për Pisën për faullin me dorë të Beukema: “Krahu është tashmë i hapur, jo në mënyrë natyrale, është e vërtetë që ka devijim por mbrojtësi rrit volumin e trupit të vet me atë lëvizje”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI