Flash

DW: 100.000 vetë dhanë lamtumirën Charlie Kirk

Lapsi.al 23 September 2025
DW: 100.000 vetë dhanë lamtumirën Charlie Kirk

Në një stadium futbolli në Glendale në shtetin e Arizonës u zhvillua ceremonia e përmortshme për Charlie Kirk. Ceremonia ishte një përzierje e dhimbjes, shërbesës fetare dhe manifestimit politik – dhe Charlie Kirk u nderua si një "martir".

Thirrje për pajtim dhe një gjest me simbolikë të fuqishme

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ftoi në tribunën e stadiumit të venë e aktivistit të djathtë Erika Kirk, të cilën e përqafoi, një imazh ky me forcë simbolike: Nuk është vetëm e veja në hidhërim, që përqafon Trumpin, por e gjithë lëvizja e spektrit të djathtë konsrvator, që ka krijuar bashkëshorti i saj.

Kirk ndërroi jetë para gati dy javësh në moshën 31 vjeçare. Ai ishte duke mbajtur një fjalim në korpusin e Universitetit në Utah, kur u qëllua nga një plumb. Të pandehurin 22 vjeç e kërcënon tani një dënim me vdekje.

Njëmbëdhjetë ditë pas atentatit vdekjeprurës ndaj aktivistit të së djathtës ekstreme në SHBA dhe podcasterit Charlie Kirk, e veja e rij Erika i bëri thirrje SHBA-së për pajtim: "Përgjigja ndaj urrejtjes nuk është urrejtja", tha ajo të dielën (21.09.2025) gjatë cerëmonisë së përmortshme për bashkëshortin e saj. Ajo tha se e ka falur atentatorin.

Kur Erika Kirk e veshur me kostum të bardhë me pantallona dhe me një kryq në gjoks u ngjit në tribunë dhe drejtoi vështrimin drejt qiellit, pati brohoritje. Ajo tha, se bashkëshorti i saj me punën e tij ka "përmbushur vullnetin e Zotit". Erika Kirk ndërkohë ka marrë përsipër drejtimin e organizatës së rinisë të krijuar nga Kirk, Turning Point USA(Kthesa SHBA), e cila promovon në shkolla dhe universitete pozicionet e djathta.

Erika Kirk duke iu adresuar atentatorit tha: "Këtë djal të ri, unë e fal". Masa e duartrokiti, atë, ndërsa ajo fshinte lotët nga sytë. "Kjo është ajo që ka bërë Krishti dhe këtë do të bënte edhe Charlie", shtoi ajo.

Trump konsideron si përgjegjëse të majtën radikale

Presidenti i SHBA-së në të kundërt theksoi, se ai i "urren" kundërshtarët e tij të majtë dhe i bëri thirrje masës: "Luftoni, luftoni, luftoni!"

Sorry, Erika, tha Tump, mendoj ndryshe: Kirk u vra mizorisht nga një "monstër e radikalizuar dhe gjakftohtë". Ai kritikoi ashpër të "majtën radikale". Ky atentat ishte një "sulm ndaj SHBA-së", tha më tej presidenti. Dorasi drejtoi armën kundër Kirk, por "plumbi na shënjstronte ne të gjithëve", theksoi Trump gjatë fjalimit të tij duke qendruar pas një xhami antiplumb.

Ish-presidenti demokrat Barack Obama pas atentatit e akuzoi Trumpin, se po polarizon SHBA-në në vend që ta pajtojë vendin

Menjëherë pas vdekjes së Kirk, Trump bëri përgjegjëse "të majtën radikale", pa përmendur dëshmi. Që nga ajo ditë ai ka ashpërsuar qendrimin ndaj kundërshtarëve politik dhe medieve kritike./DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Vendi ynë përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin duke bërë që pjesa e parë e ditë...

07:31

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI