Flash

Cilët ishin këshilltarët që nuk votuan pro shkarkimit të Veliajt (Emrat)

Lapsi.al 23 September 2025
Cilët ishin këshilltarët që nuk votuan pro shkarkimit

Mbështetësit e Erion Veliajt kishin mbetur shumë pak sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ku u votua shkarkimi i tij. PD e PS bashkuan votat pro shkarkimit, por këshilltarët Aldo Merkoci e Alfred Muharremi nuk morën pjesë në votim.

Në mbledhje kishin zgjedhur të mos shkonin fare Gaz Paja dhe Joleza Koka, të njohur gjithashtu për afërsinë me Erion Veliajt.

Gjithë të tjerët u vunë në rresht duke iu bindur verbërisht urdhrit politik të Edi Ramës. Kundër shkarkimit të Veliajt votoi këshilltari i djathtë Fabian Topollaj.

Po të mendosh se pjesa më e madhe e këshilltarëve socialistë janë në atë sallë prej Erion Veliajt, dëshpërim i madh duhet të jetë për ish-kryebashkiakun e Tiranës kur shikon se si e tradhtuan duke u hedhur pa asnjë hezitim në krahët e Edi Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI