Flash

Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

Lapsi.al 23 September 2025
Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn

Mënyra se si po sillet me Erion Veliajn është treguesi më i qartë i degradimit moral të partisë që drejton sot vendin. Shkarkimi me unanimitet i kryebashkiakut të burgosur, nga kështilltarët që ai vetë i përzgjodhi, kokër për kokër, si pjesë e ekipit që do të drejtonte Tiranën, duhet të shërbejë si një episod që na vlen për të reflektuar. 

Kush janë këta njerëz? Cili është profili i tyre? Sa përkon ai me stereotipin e njeriut të ri të regjimit që është instaluar? Çfarë impakti ka ai në shoqëri?

Rama shkarkon Veliajn, zgjedh Ogerta Manastirliun për Tiranën

Për tu përgjigjur më drejtë për këto pikpyetje, është mirë që si fillim të shohim faktet. 

Ata që votuan për të hequr qafe Lalin e tyre përdorën formalisht të njëjtin argument, atë të mungesës në punë, të cilin e kishin quajtur të pavlefshëm kur e ngriti opozita më parë. Askush nuk pyeti: pse jo athere dhe po tani? Ata iu bindën qorraz, urdhërit të kryeministrit, ndonëse ky i fundit pohoi me gojën e tij se formulimi i nenit tashmë të famshëm 62/C, është i paqartë dhe atij i duhen bërë ndryshime në kuvend para se të procedohet me shkarkimin e kryebashkiakut. Askush prej tyre nuk guxoi të thotë: “po le të presim deri sa parlamenti të bëjë rregullimet ligjore”. Asnjëri nuk belbëzoi për të ngritur shqetësimin: A mund të shkarkohet një i zgjedhur nga 158 mijë qytetarë (që ata ndryshe nga opozita i marrin ende të mirqenë), pa pasur një vendim të formës së prerë? Madje, madje, me një zhveshje drithëruese nga dinjiteti, ata nuk i lejuan viktimës së tyre, as të drejtën minimale: atë për shpalosur argumentat e veta mbrojtëse përpara verdiktit.

Kjo lloj sjelljeje do të qe e neveritshme edhe sikur të ushtrohej në dëm të një kundërshtari politik, ndonëse në këtë rast, shumëkush, do ta shfajësonte me antagonizmin e verbër që dominon prej vitesh betejën bipartizane PS-PD.

Shkarkimi i Lalit/ Si u koordinua edhe një herë Dumani me Ramën

Por, pozita e këtyre bijve bastardë të regjimit bëhet më e rëndë po të mendosh se ata kanë qenë dreri dje mbrojtës fanatikë të Veliajt. Ata këshilltarë bashkiakë kanë bërë fushatë pro tij duke e quajtur Tiranën një histori suksesi. Ata kanë besuar tek ekzistetenca e 1 milionë pemëve të mbjella. Ata e kanë përkrahur për shembjen e Teatrit, për vrasjen e Ardit Gjoklajt, për gazin lotsjellës mbi fëmijët e stacionit të trenit, për dhunën mbi nënë Lizën, tek 5 maji.

Ata i dolën në krah publikisht kur plasi skandali i 5D, u çorrën nëpër ekrane se, njësoj si Rama për ministrat, as Veliaj nuk dinte gjë për drejtorët. Madje nuk u skuqën aspak, kur pasi SPAK i vuri prangat, të potestonin para kangjellave të tij, duke pretenduar se 800 mijë euro fustane, bizhu e tanga të së shoqes, nuk qenkeshin ndonjë abuzim që mund të zbehë shkëlqimin e tre mandateve në krye të Tiranës. 

Ende shumëkush e mban mend ndonjërin prej atyre që e kanë rrëzuar këtë të martë Lalin, që tregohej i gatshëm të grushtohej me gazetarët, për ta mbrojtur atë live pas arrestimit.  

Por ama sot vërehet një paradoks: transormimi sa hap e mbyll sytë i këtalyre njerëzve.

Nëse ata ende besojnë tek Tirana fantastike, ende s’kanë treguar se janë bindur për vjedhjet me lejet e ndërtimit dhe shoqatat e Ajolës, atëhere përse e votuan shkarkimin? Pse e bënë pa shprehur asnjë pendesë se kanë qenë në gabim për vlerësimet që i kanë bërë në vite? Pse ngritën kartonat, aq më tepër kur ky votim është në kufijtë e paligjshmërisë, madje dhe më rëndë akoma, pa i dhënë Veliajt një mundësi normale, për tu parë për herë të fundit, sy më sy? 

Si është e mundur që ata ndryshuan tak-fak, vetëm brenda dhjetë ditëve, që kur foli Edi Rama, u mblodhën në selinë e organizatës, firmosën për ti hapur rrugë linçimit dhe sot e përmbyllën atë?

Shkarkimi/ Kulisat që këshilltarët e PS të votonin kundër Lalit

E vërteta është se kjo amalgamë ish zyrtarësh të PD-së, ish LSI-stësh të cilët pasi i bleu Meta e rishitën lëkurën tek PS-ja, ish mjaftistësh që si thonë dot kurrë mjaft orekseve të tyre perverse, pra e gjithë kjo kullë Babeli, është përfaqësuesja më simbolike e njeriut të ri që mbështet këtë regjim. Ata nuk janë socialistë, madje me nder me thënë, as rilindas, ata janë thjeshtë zvarranikë: nga ato qënje me gojë, me sy dhe me veshë, por pa shtyllë kurrizore, pa karakter dhe pa respektin minimal për veten. Ata jënë të gatshëm, me urdhrin më të parë, t’i ngulin thikën pa pranuar ta shohin përballë edhe atë që u ka falur gjithçka që nuk e meritonin.

11 shtatori / Etapa e fundit e duelit të gjatë Lali- Bela

Në fakt, protagonizmi i tyre i sotëm dhe jo rënia e Veliajt, është lajmi i vërtetë i ditës. Ky i fundit, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vetëm viktima e radhës. Kjo, edhe sepse kur kishte fuqi, bëri çmos për promovimin e këtyre specieve bastarde që sot përbëjnë bazën e regjimit që po i pret atij kokën.

Por, janë ata, rreth 30 këshilltarët që sot i bënë gropën, pasqyra e vërtetë e asaj që po ndodh. Ky është modeli perfekt i servilit dhe lëpirësit që mban në këmbë çdo autokraci dhe që i shërben asaj sa herë që i duhet të hajë bijtë e vet si sot, po ashtu edhe nesër.                  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Diella, ministri ideal i Edi Ramës 

Ka një transparencë të thellë politike nga ana e kryeministrit Rama në insistimin e tij për ta emëruar Diellën si ministre. Me emërimin e saj kryeministri na tr...

16:32

Dëshmia e James Rubin, a ka më emër liria?

Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, në procesin kundër liderëve të UÇK-së ka ...

17:16

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke i akuzuar për ndërtimin e një narkoshteti në Shq...

14:11

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI