Sali Berisha deklaroi në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike se kryeministri Edi Rama nuk arriti të shkojë dot në Neë York së fundmi, ndërkohë që do të mbahen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Berisha u shpreh se për kreun e qeverisë ishin planifikuar “dreka e darka” me kryeministra dhe presidentë rajonalë, por ato u anuluan.
Megjithatë ai nuk dha arsye për anulimin e pretenduar, duke u shprehur “a janë narkolidhjet apo shkaqe të tjera nuk e di, por këto u anuluan”.
Në një lëvizje të paprecedentë për Ramën, i cili ka shkuar gjithmonë në samite dhe takime ndërkombëtare vetë si kryetar ekzekutivi, kësaj radhe është Presidenti Bajram Begaj ai që do të përfaqësojë shtetin shqiptar në Asamblenë e OKB-së në Nju Jork.