Flash

Avokatët e Diddy-t kërkojnë lirimin e reperit: Ka vuajtur

Lapsi.al 23 September 2025
Avokatët e Diddy-t kërkojnë lirimin e reperit: Ka vuajtur
Avokatët e Sean “Diddy” Combs kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të reperit  nga burgu, përpara se ai të marrë dënimin zyrtar më 3 tetor. Ekipi ligjor i reperit “Act Bad” argumentoi se, pasi Combs u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual, rasti i tij nuk justifikon dënimin maksimal prej më shumë se shtatë vitesh që rekomandon departamenti i provës. "Në dy vitet e fundit, karriera dhe reputacioni i z. Combs janë shkatërruar", thuhet në dokumentin ligjor të siguruar nga Page Six. Avokatët kërkojnë një dënim maksimal prej 14 muajsh burg, duke theksuar se Combs ka vuajtur mjaftueshëm në Metropolitan Detention Center në Brooklyn – një nga burgjet më famëkeqe në SHBA.

Ata pohuan se ai ka marrë tashmë “ndëshkimin përkatës për veprën” duke qëndruar në Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ku pretendimet flasin për vëzhgim të vazhdueshëm për vetëvrasje, mungesë të aksesit në ujë të pastër dhe ushqim të shëndetshëm. Sipas tyre, kushtet që ai ka përjetuar janë bërë më të rënda sesa ato që përjetojnë shumica e të dënuarve të tjerë në raste të ngjashme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI