Flash

Vrasja e Sokol Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit kërkon lirinë në gjykatë

Lapsi.al 22 September 2025
Vrasja e Sokol Licit/ Ish-partnerja e Safet Bajrit kërkon lirinë

Eria Ago, ish-partnerja e Safet Bajrit ka bërë kërkesë për zëvendësmin e masës së sigurisë që është në fuqi ndaj saj. Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet sot nga GJKKO.

Ajo dyshohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij.

DOSJA E GJAKUT: Vrasja e Fatbardh Licit dhe hijet e krimit që trazojnë Shkodrën

Ago, akuzohet nga SPAK për përkrahje të autorit të krimit. Ajo është e dyshuara kryesore si drejtuesja e makinës që transportoi vrasësin e Fatbardh Licit drejt Tiranës.

Eria Ago rezulton pronare e një dyqani në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë dhe u arrestua nga policia disa ditë pas partnerit të saj Safet Bajri. Ajo po qëndron në burgun e grave në Pojskë të Pogradecit, ndërsa ka mohuar akuzat për pjesëmarrje në vrasje.

Sipas përgjimeve dhe tabulateve telefonike, 20 minuta pas vrasjes, një bisedë telefonike konfirmon praninë e Eria Agos në timonin e ‘Benzit’ me targë AA 989 TE. Në makinën tjetër janë Safet Bajri i dashuri i saj dhe Astmer Bilali, një tjetër personazh i krimit, pjesë e asaj që quhet banda e Bajrave.

Pas ekzekutimit, Safet Bajri qëndron në Shkodër. Astmer Bilali djeg makinën me të cilën kreu krimin dhe largohet, telefonat fshihen dhe lëvizjet precize dëshmojnë për një operacion të ekzekutuar me kujdes.

Në dosjen e SPAK thuhet: “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta pas vrasjes, kohë në të cilën rezulton se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 989 TE, që shfaqet në vendin e ngjarjes, po drejtohej nga shtetasja Eria Ago. Nga kjo telefonatë kuptohet që shtetasi Astmer Bilali është nën shoqërinë e shtetasit Safet Rustemi dhe bisedon me të dashurën e Safetit. Nga kjo telefonatë kuptohet gjithashtu që personat nën hetim janë në shoqërinë e njëri-tjetrit.”

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI