Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak me kritika

Lapsi.al 22 September 2025
Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak me kritika

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur me një shkresë zyrtare Këshillit Bashkiak lidhur me procedurën e iniciuar për shkarkimin e tij, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Në dokumentin e firmosur prej tij, Veliaj thekson se nuk është informuar zyrtarisht nga sekretari i Këshillit për zhvillimin e mbledhjes së parashikuar, duke u njohur vetëm nga burime mediatike.

Lexo më tej: Loja me shkarkim nesër/ Ballo me maska mes Lalit dhe ish partisë së tij 

Veliaj thekson gjithashtu se nuk është vënë në dijeni për materialet mbi të cilat është mbështetur procedura për shkarkimin e tij, çka sipas tij e ka bërë të pamundur ushtrimin e së drejtës kushtetuese për t’u mbrojtur.

“Ende sot, një ditë përpara vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak, nuk jam informuar zyrtarisht nga ky këshill lidhur me mbajtjen e një mbledhjeje në të cilën do të vendoset lidhur me shkarkimin tim si Kryetar Bashkie, shkaqet e shkarkimit, materialet që më ngarkojnë me përgjegjësi, sqarimet përkatëse nga ana juaj, kërkimin e sqarimeve dhe provave nga ana ime lidhur me shkeljen e pretenduar dhe materialet mbi të cilat ajo mbështetet, dhe si rrjedhojë nuk më është krijuar mundësia për t’u mbrojtur, dhënë shpjegime e dëgjuar para këtij organi kolegjial, as fizikisht e as me shkrim, për më tepër kur, duke qenë se ndodhem në kushtet e paraburgimit, bazuar në një masë sigurimi personale, mundësitë i kam të kufizuara”, shkruan nder te tjera Veliaj.

Nga qelia, Veliaj përgjigjet duke thënë se duhej të ishte njoftuar zyrtarisht për mbledhjen ku vendoset fati i tij. Veliaj thekson se Sekretari i Këshillit s’ka tagër për të marrë vendime në emër të Këshillit, dhe as për të interpretuar mënyrën se si ai duhet të ushtrojë të drejtën për mbrojtje. Kryebashkiaku kërkon të votohet për praninë ose jo të tij në Këshill.

"Sekretari i Këshillit Bashkiak nuk mund të marrë përsipër rolin e një organi kolegjial. Çdo komunikim i Sekretarit të Këshillit që shkon përtej funksioneve tekniko-administrative përbën tejkalim të kompetencës dhe cenim të parimit të ndarjes së funksioneve. Sekretari është një funksionar administrativ, jo organ politik dhe as vendimmarrës në këtë procedurë", thotë Veliaj.

Në vend të ftesës, Këshilli Bashkiak, një ditë para mbledhjes për shkarkimin e tij, përmes Sekretarit Behar Zeneli, iu përgjigj Veliajt se në rast të pamundësisë për të marrë pjesë në mbledhje, të gjitha pretendimet e tij mund t’i dërgojë me shkrim.

“Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t'i përcilini me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhen me dije në këtë mbledhje”, thuhet në letrën dërguar Veliajt.

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI