Flash

Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Lapsi.al 22 September 2025
Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje. Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.

Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Credins Bank oferte per pajisje me POS

Edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, Këshilli Kombetar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka dhënë leje të shumta për kulla e komplekse në Tiranë, që nuk janë reflektuar ende në të dhënat zyrtare të INSTAT. Ky i fundit ka raportuar vetëm lejet e dhënat nga Bashkia, që miraton ndërtimet me kate të ulëta.

Teksa Tirana po zgjerohet në periferi me komplekse vila dhe komplekse rezidenciale në qendër po ndërtohen kulla të larta. Të dhënat tregojnë se volumi i ndërtimeve po ecën në kah të kundërt me rritjen e popullsisë. Vitet e fundit emigracioni nga kryeqyteti për jashtë vendit është rritur nga kostot më të larta të jetesës. Gjithnjë e më shumë persona të arsimuar po largohen nga Tirana për karrierë në vende e tjera dhe për arsim më të mirë për fëmijët.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2025 u tkurr me mbi 27 mijë persona në krahasim me 1 janar 2024. Rënia ishte e fortë në qarqe si Elbasani, Korça, Lezha dhe Dibra që kanë tkurrje me mijëra banorë brenda një viti. Edhe Vlora ka vijuar trendin në rënie, duke kaluar nga 145 mijë banorë në vitin 2024 në rreth 144 mijë këtë vit.

Rënia më e fortë është regjistruar në qarkun Elbasan, ku popullsia ka zbritur nga mbi 231 mijë në 226 mijë, ndërsa Korça ka humbur mbi 3 mijë banorë. Kukësi dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një tendencë tkurrje.

Në kontrast me këtë trend, Tirana ka regjistruar një rritje të papërfillshme, ky ndryshim prej më pak se 2 mijë banorësh e lë popullsinë e kryeqytetit pothuajse të pandryshuar, pavarësisht faktit se ndërtimet e reja janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se një faktor që ka nxitur blerjet në kryeqytet mbeten dhe emigrantët, apo dhe të huajt, që blejnë për qëllime investimi./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen lin...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI