Flash

Putin del me një ofertë bërthamore për Trumpin

Lapsi.al 22 September 2025
Putin del me një ofertë bërthamore për Trumpin

Vladimir Putin ka njoftuar se është i gatshëm të zgjasë për një vit marrëveshjen e fundit për kontrollin e armëve mes Washington-it dhe Moskës, e cila kufizon numrin e armëve bërthamore që secila palë mund të ketë, nëse edhe Donald Trump do të bëjë të njëjtën gjë.

Marrëveshja e Re për Reduktimin e Armëve Strategjike, ose New START, që kufizon numrin e kokave bërthamore strategjike që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të vendosin, si dhe vendosjen e raketave dhe bombarduesve tokësorë dhe nëndetësorë për t’i shpërndarë ato, përfundon më 5 shkurt 2026.

Me pak më shumë se katër muaj deri nga përfundimi i këtij afati, për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me luftën në Ukrainë, Rusia dhe SHBA-të nuk kanë nisur bisedime për rinovimin ose përmirësimin e marrëveshjes. Trump ka shprehur dëshirën për një marrëveshje të re për kontrollin e armëve bërthamore, duke përfshirë edhe Kinën.

Putin i tha Këshillit të Sigurisë së Rusisë se ishte gati të zgjaste New START për një vit në interes parandalimit global të rrezikut të armëve bërthamore dhe për të nxitur dialogun me Washington-in për marrëveshjen pasuese, nëse Trump ishte i gatshëm të bënte të njëjtën gjë.

“Rusia është e gatshme të vazhdojë të respektojë kufizimet numerike kryesore sipas Marrëveshjes New START për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha presidenti rus.

“Më pas, bazuar në analizën e situatës, do të marrim një vendim nëse do të vazhdojmë me këto kufizime vetë-imponuara vullnetarisht. Besojmë se kjo masë do të jetë e qëndrueshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara veprojnë në mënyrë të ngjashme dhe nuk ndërmarrin hapa që minojnë ose shkelin balancën ekzistuese të kapaciteteve të frenimit”, tha presidenti rus, raporton Sky News.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI