Flash

Pas dy dëshmive ndërkombëtare, sot në Hagë dëshmitari i tretë i mbrojtjes së Thaçit

Lapsi.al 22 September 2025
Pas dy dëshmive ndërkombëtare, sot në Hagë

Sot do të vazhdojë procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë me dëshminë e radhës nga ana e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Kësaj radhe do të dëshmojë një shtetas britanik, i treti në listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekipi mbrojtës. Kjo dëshmi vjen pas paraqitjes së James Rubin dhe Paul Williams javën e kaluar, të cilët dhanë deklaratat e tyre në mbështetje të qëndrimeve të mbrojtjes.

Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit dha një pasqyrë të rolit ndërkombëtar gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se Thaçi në nuk kishte pasur autoritet për të vendosur për veprime brenda UÇK-së, dhe se akuzat ndaj tij dhe të tjerëve janë të pabaza. Ndërsa Paul Williams i cili shërbeu si këshilltar ligjor për delegacionin kosovar në Rambuje, u përqendrua në aspektet ligjore të ndërhyrjes dhe formimit të institucioneve të përkohshme në Kosovë pas luftës, si dhe konfirmoi atë që tha ish-zyrtari amerikan Rubin sa i përket autoritetit të Hashim Thaçit mbi negociatat për marrëveshje në Rambuje.

Seanca sot pritet të nisë në orën 09:00 dhe është pjesë e procesit ku mbrojtja ka paraparë të paraqesë gjithsej 11 dëshmitarë gjatë javëve në vijim. Këta dëshmitarë synohet të hedhin dritë mbi rolin e Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke kundërshtuar akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale. DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

 

 

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjatë me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa në shtrirjen lin...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI