Flash

Para takimit Trump-Erdogan, Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet amerikane

Lapsi.al 22 September 2025
Para takimit Trump-Erdogan, Turqia njofton heqjen e tarifave për produktet

Turqia ka hequr tarifat shtesë ndaj disa importeve të Shteteve të Bashkuara, përfshirë ndaj pijeve alkoolike, veturave, duhanit dhe produkteve kozmetike, bëri të ditur Ministria e Tregtisë më 22 shtator.

Turqia kishte vendosur tarifa shtesë doganore për një sërë produktesh me origjinë nga SHBA-ja sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, në përgjigje të tarifave amerikane të vendosura më 2018 ndaj importeve të çelikut dhe aluminit.

“Në këtë fazë, si rezultat i përparimit pozitiv të negociatave me SHBA-në dhe në konsultimet e mbajtura brenda kornizës së mekanizmit për zgjidhjen e mospajtimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë, përfshirë raportimeve të panelit, obligimet shtesë financiare që ishin vendosur ndaj disa produkteve me origjinë amerikane janë hequr”, tha ministria turke.

Ministria e Tregtisë shtoi se raportet ekonomike vazhdojnë të mbesin shtylla kryesore e dialogut strategjik mes Ankarasë dhe Uashingtonit, teksa të dyja palët po synojnë të arrijnë objektivin prej 100 miliardë dollarësh në tregtinë dypalëshe.

Vendimi i Ankarasë vjen para takimit të rëndësishëm që do të mbahet këtë javë mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Trump njoftoi se Erdogan do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi dy udhëheqësit të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI