Flash

Operacioni propagandistik "Diella", Rama fillon të bëjë hapa prapa

Lapsi.al 22 September 2025
Operacioni propagandistik "Diella", Rama fillon të bëjë

Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa mori pjesë në platformën “Startup Albania”, u ndal te shpikja e tij propagandistike “Diella” duke theksuar se në publik ka një keqkuptim të madh për të.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbehu madhështinë e “Diellës”.

Kryeministri pohoi se “Diella” nuk do të marrë vendime, por do të procesojë të dhënta në mënyrë shumë të shpejtë, duke u dhënë qytetarëve përgjigje të shpejta.

Lexo më tej: Diella, ministri ideal i Edi Ramës 

Ai theksoi se vendimet do t’i marrë sërish qeveria, pra me pak fjalë, asgjë nuk ka ndryshuar në qasjen e qeverisjes përkundër propagandës, e cila mbushi jo vetëm mediat shqiptare, por edhe ato ndërkombëtare.

“Në këto kushte kjo është sfida jonë e momentit dhe do të përpiqemi që ta përmirësojmë dhe të lidhim startup-et me e-Albania. Dhe jam i bindur që do të kemi një platformë të suksesshme. Ka shumë keqkuptime, jo domosdshmërit refuzime të bashkuar në argumente. Ministrja e Inteligjencës Artificiale nuk do të marrë vendime, ne do të marrim vendime. Nuk po i delegojmë asaj përgjegjësinë për të marrë vendime, ne po i japim asaj që të procesojë të dhënat në mënyrë shumë të shpeshtë dhe të na japë përgjigje shumë të shpejta. Është një platformë që do të procesojë të dhënat, të gjithë do të shohin se kush ka fituar dhe kush jo. Është shumë e thjeshtë, është kapaciteti për të pocesuar pa u kushtëzuar, edhe nga burokracia. Fillimi i burokracisë është jo, ndërsa Diella nuk thotë asnjëherë jo, nuk fle asnjëherë gjumë, nuk ka orarin e drekës”, tha kryeministri Rama.

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI