Flash

EMRI+FOTO/ Arrestohet organizatori i skemës piramidale XUEX në Divjakë

Lapsi.al 22 September 2025
EMRI+FOTO/ Arrestohet organizatori i skemës piramidale XUEX në

Ereledio Shebeku, i konsideruar si organizatori kryesor i firmave piramidale online XUEX në zonën e Fierit dhe Lushnjes është vënë në pranga nga policia në zonën e Divjakës.

Qindra qytetarë nga Divjaka, Lushnja e zonat përreth ranë pre e mashtrimit duke investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, me premtimin për fitime të përjetshme.

Në pranga më herët u vunë 6 persona nga të cilët 4 ulanë në burg me 60 ditë afat ndërsa 2 në detyrim paraqitje. një person tjetër është në kërkim. 

Mashtronin shqiptarët në XUEX, arrestohet organizatori i skemave piramidale  online |

"Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është finalizuar ndalimi i personit të dyshuar si organizatori kryesor për zonën e Divjakës, shtetasi E. Sh., 35 vjeç.

Ky operacion tregon vendosmërinë e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit për goditjen e aktiviteteve mashtruese online, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe të sigurisë publike.

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e platformave mashtruese, si dhe të jenë të kujdesshëm me të dhënat e tyre personale dhe bankare, në faqe apo aplikacione të pasigurta.

Çdo rast i dyshimtë të raportohet pranë strukturave të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, si edhe pranë seksioneve përkatëse në çdo DVP" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI