Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

Lapsi.al 22 September 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Arben Kostandini

Kolegji i Posaçëm të Apelimit, KPA shpalli të hënën më 22 shtator vendimin për lënien në fuqi të largimit nga detyra të gjyqtarit të Tiranës, Arben Kostandini.

Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ina Rama, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Kostandinit ndaj shkarkimit të tij. Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, vendosi më 15 mars 2023 të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Arben Kostandini për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, Kostandini u vlerësua pozitivisht në kriterin e figurës dhe “i aftë” profesionalisht.

Arben Kostandini e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI