Flash

Hamasi i kërkon Trump garanci për armëpushim 60-ditor, shpërblim lirimi i pengjeve

Lapsi.al 22 September 2025
Hamasi i kërkon Trump garanci për armëpushim 60-ditor,

Hamasi i ka drejtuar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump, ku i kërkon garanci 60-ditore në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve që mban. Protothema raporton se sipas rrjetit televiziv izraelit "Channel 12", Hamasi ende nuk e ka nënshkruar tekstin, por mendohet se mund ta bëjë këtë në ditët në vijim.

Katari ka ngrirë negociatat e armëpushimit, për lirimin e 48 pengjeve të mbetura në Gaza, pas planit të Izraelit për të goditur udhëheqjen e Hamasit në Doha në fillim të shtatorit. Katari pret një kërkesë falje nga shteti izraelit, që më pas të rifillojë rolin e tij në ndërmjetësim.

Egjipti aktualisht po shmang marrjen e një roli të pavarur ndërmjetësimi, duke marrë parasysh se roli i Katarit është thelbësor dhe se çdo proces duhet të vazhdojë bashkërisht. I njëjti diplomat arab vëren se Hamasi ka shprehur gatishmërinë për t'u rikthyer në negociata, duke cituar një letër të re që organizata po përgatit, në të cilën do të paraqesë një propozim për një armëpushim me faza, të cilin synon t'ia dërgojë edhe Donald Trump.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI