Flash

Berisha zbulon aksionin e opozitës: Protestat janë e vetmja rrugë

Lapsi.al 22 September 2025
Berisha zbulon aksionin e opozitës: Protestat janë e vetmja rrugë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mbylljen me dhunë të Parlamentit në seancën e 18 shtatorit, duke synuar që qytetarët të mos informoheshin mbi abuzimet dhe lidhjet e mazhorancës me krimin.

Në një deklaratë për mediat, Berisha njoftoi se PD do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për mosbesimin e Peleshit.

Ai theksoi gjithashtu se opozita do të përqendrohet në organizimin e protestave, të cilat sipas tij janë rruga e vetme për të luftuar “narkoregjimin e Ramës”.

“Parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin, të cilët donin me çdo kusht që shqiptarët të mos njiheshin me vjedhjet dhe shpërdorimet monstruoze të kryeministrit, familjes së tij dhe ministrave,” tha Berisha.

Berisha përmbylli deklaratën duke theksuar se “protesta është rruga e vetme që ka opozita për të sfiduar narkoregjimin dhe për t’i imponuar ligjin dhe Kushtetutën këtij regjimi.”

Berisha: Siç e patë ju, parlamentin e mbylli Edi Rama me Niko Peleshin, të cilët donin me çdo kusht që shqiptarët të mos kuptonin, të mos njiheshin me vjedhjet, shpërdorimet monstruoze të Edi Ramës, familjes dhe ministrave të tij.

Shqiptarët të mos njiheshin me lidhjet e tmerrshme të krimit të ministrave dhe deputetëve të Edi Ramës. Shqiptarët të mos njiheshin me mashtrimet e mëdha që Edi Rama kishte përgatitur ntë ashtuquajturin program të tij.

Ndaj dhe përdorin dhunën, shkelmimin e Kushtetutës, shkelmimin e rregullores për të mbyllur seancën.

Kjo është një betejë në vazhdim. Ne do të insistojmë me të gjitha mënyrat. Është bërë një vendim që të kërkohet një mocion mosbesimi për Peleshin e Ramës dhe do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Tani unë u garantoj ju se protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe Kushtetutën.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI