Flash

Debati për investimin në Bënjë zgjon Bashkinë e Përmetit, vaska mbetet pa ujë

Pas afro dy javësh debat publik për mungesën e ujit në disa prej vaskave termale të Bënjës, Bashkia e Përmetit reagoi për herë të parë, duke argumentuar se situata lidhet me testimet e projektit të rikualifikimit. Qëndrimi i saj u shpërnda më pas edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, si dhe nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pyetjet mbi ndikimin e investimit mbeten të hapura.

22:11

Berisha: Ministri i Financave, pjesë e klanit të Gjolekë Malajt

Lapsi.al 22 September 2025
Berisha: Ministri i Financave, pjesë e klanit të Gjolekë Malajt

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka denoncuar në një dalje për mediat ministrin e financave të Ramës, si një “anëtar i klanit të Gjolekë Malaj”.

Ai u bë ministër Financash, tha Berisha, “ditën që certifikoi censusin e falsifikuar me kompaninë e tij”

Berisha: Lidhjet me krimin janë leva e Arkimedit për postet ministrore dhe të gjitha postet në administratën e narkoshtetit.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, anëtar efektiv i klanit Gjolekë Malaj, vjen në detyrën e kësaj ministrie tejet të rëndësishme pasi kompania e tij BDO Albania, në të cilën ky ka qenë administrator, i ati dhe e motra, aksionerë të rëndësishëm, kësaj kompanie i besohet auditi i censusit të përgjithshëm të falsifikuar nga Edi Rama.

Kompania BDO, e vjehrrit, motrës dhe e këtij, se ky ishte administrator, pra certifikoi censusin e falsifikuar në shifra kolosale.

Dhe, ditën që ka dorëzuar certifikimin e censusit, klani Malaj, klani Gjolekë Malaj, ky përfaqësues i tyre emërohet ministër i Financave.

Ministri i Financave vjen në atë detyrë pasi kishte detyrë shtetërore drejtor i AKBN-së.

Para tij, drejtor i AKBN-së ishte kunati i tij, Doda, Doda, i cili shkarkohet dhe ndiqet penalisht për shpërdorime dhe abuzime, por pavarësisht nga ajo, ai punon në një detyrë të rëndësishme dhe sot.

Vetë ministri, në deklaratat e tij, ka paraqitur veten si profesionist i lirë, në një kohë kur ai ka qenë me dokumente zyrtare drejtor ekzekutiv i kompanisë BDO. Pra ka kryer mashtrim.

Ka qenë drejtor ekzekutiv, siç ka pranuar vetë në CV, i BDO që prej vitit 2014. Në regjistrin e pagave figuron deri në vitin 2021 si profesionist i lirë, me NIPT, jo si drejtor ekzekutiv.

Pra, ky është një fshehës, një evazor.

Dhe ky sot drejton financat e vendit me të njëjtat parime që drejtojnë bandat.

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI