Flash

Berisha: Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak!

Lapsi.al 22 September 2025
Berisha: Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me mbledhjen e së martës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku pritet të vendoset për shkarkimin e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.

Berisha tha se këshilltarët e opozitës kanë qenë të parët që kanë kërkuar me ngulm largimin e Veliajt dhe se vota e tyre është e garantuar për shkarkimin. Megjithatë, sipas tij, Veliaj duhet të ketë mundësinë të flasë para Këshillit, duke hedhur edhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë,” deklaroi Berisha.

Deklarata e tij vjen në një moment kur Veliaj, përmes një kërkese drejtuar Këshillit Bashkiak, ka shprehur dëshirën të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e 23 shtatorit. Këshilli i ka kthyer përgjigje duke i thënë se, nëse nuk mund të marrë pjesë, mund t’i dërgojë me shkrim “observacionet” e tij, të cilat do të administrohen gjatë mbledhjes.

Veliaj ndodhet në qeli prej muajit shkurt, i akuzuar nga SPAK për shpenzimet e të shoqes dhe disa shuma parash që ajo i ka marrë disa ndërtuesve në Tiranë. Ndërkohë, opozita kërkon që procesi i shkarkimit të mos kthehet në një farsë proceduriale, por në një mundësi që ish-kryebashkiaku të flasë publikisht për akuzat dhe të paraqesë pretendimet e tij kundër vendimit të partisë.

Të këshilluara

Si ta emërosh një kryetar bashkie

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei Që nga fitorja e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të majit, Kryeministri Edi Rama ka bërë një xhiro të zgjatur fitoreje p...

10:37

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI