Flash

Vangjush Dako lë spitalin dhe kthehet në qeli

Lapsi.al 21 September 2025
Vangjush Dako lë spitalin dhe kthehet në qeli

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, është shoqëruar sot nga policia në paraburgimin e qytetit, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Lajmi konfirmohet për Euronews Albania nga burime zyrtare. Sipas avokatit të tij, Dako do të qëndrojë në qeli për vetëm 6 ditë, pasi dënimi i tij përfundon më 27 shtator.

Pjesën më të madhe të masës së sigurisë, ai e ka vuajtur në arrest shtëpie. Menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, Dako u paraqit në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive, nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të aritmisë kardiake, ankthit dhe hernies diskale. Ish-kryebashkiaku i Durrësit u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI