MEME-t dhe ironitë në rrjetet sociale me “Diellën”, ministren e Inteligjencës Artificiale nuk kanë pushuar që kur Edi Rama e njoftoi atë si pjesë të kabinetit qeveritar.
E fundit është një këngë parodike nga vëllezërit rapsodë, Pjetër dhe Ndue Lleshi. Titulli i këngës është “Diella, me robota drejtojm shtetin” ndërsa refreni i këngës i drejtohet kryeministrit Edi Rama.
KENGA
Gëzim të madh ka sot Shqipnia
Bien tupani e çiftelia.
Hidhet vallja dorë për dore
Për arritjet madhështore.
Gëzon plaku e qeshet fëmia
Përparon teknologjia.
Vend i parë në krejt planetin
Me robota e drejtojmë shtetin
Rrofsh e qofsh moj qeveri
Si po i ban këto mrekulli.
Satelitë lëshove përpjetë
Mepotenet mos me u tretë
Me pa ujk, me pa arush
Me pa male e pa fush
Me pa pyje e kullota
Me na pas zili tan bota.
Krejt Evropa mbet pa fjalë
Për një lajm që na ka dalë.
Një ministre në Tiranë
Emrin Diella ia kan lanë.
Do drejtojë një ministri
Nuk ka shpirt nuk asht njeri
Sa për punët e korrupsionit
S’ia din kush sa t’zitë e thonit
Hajde, hajde mori Diella
paske pas rrënjët e thella.
Shpejt i ngjite ato shkallë
4 vjet ke me bo pallë.
Si ministre e qeverisë
Me nda tendera me shumicë
Mos ki frikë, mos të han meraku
S’ka ç’të bën ligji, as SPAK-u.
/LAPSI.al