Flash

Reagon Netanyahu: Nuk do të ketë kurrë një shtet të Palestinës

Lapsi.al 21 September 2025
Reagon Netanyahu: Nuk do të ketë kurrë një shtet të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe Australisë për të njohur një shtet palestinez. Ai e ka përshkruar këtë veprim si një "shpërblim të madh për terrorizmin". Deklaratat e tij janë qëndrimi i tij i parë zyrtar mbi iniciativën e tre vendeve.

"Kam një mesazh tjetër për ju: Nuk do të ketë. Nuk do të ketë një shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan", - tha Netanyahu në një deklaratë. Sipas tij, përgjigjja zyrtare e qeverisë do të njoftohet pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara ku pritet të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Në të njëjtën kohë, ai e bëri të qartë se politika e vendit të tij për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor do të vazhdojë pa asnjë ndryshim.

"Një shtet palestinez nuk do të krijohet. Përgjigja ndaj përpjekjes së fundit për të imponuar një shtet terrorist në zemër të tokës sonë do të jepet pas kthimit tim nga SHBA-ja" – tha ai.

"Kam një mesazh të qartë për udhëheqësit që e njohin shtetin palestinez pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit: ju po i jepni një shpërblim të madh terrorizmit. Dhe kam një mesazh tjetër për ju: kjo nuk do të ndodhë.

Për vite me radhë, kam parandaluar krijimin e këtij shteti terrori, pavarësisht presionit të madh nga brenda dhe nga jashtë. Ne e bëmë këtë me vendosmëri dhe mençuri politike. Përveç kësaj, ne kemi dyfishuar vendbanimet hebraike në Jude dhe Samari - dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë” – tha Netanyahu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën ame...

09:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI