Flash

Erdogan niset drejt New York-ut, do të diskutojë me Trump për Palestinën

Lapsi.al 21 September 2025
Erdogan niset drejt New York-ut, do të diskutojë me Trump për

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan është nisur sot, 21 shtator, drejt New York-ut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Para nisjes, ai ka deklaruar se do të ngrejë në fokus të takimeve të tij çështjen e masakrave të Izraelit në Gaza dhe shprehu shpresën që njohja më e gjerë ndërkombëtare e Palestinës të përshpejtojë përpjekjet për një zgjidhje me dy shtete.

Erdogan theksoi se gjatë vizitës do të diskutojë bashkëpunimin në fushat e tregtisë dhe industrisë së mbrojtjes me Presidentin amerikan Donald Trump, si dhe do të takohet me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa.

“Takimi ynë me Presidentin Trump do të kontribuojë në përfundimin e luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë brenda kuadrit të vizionit tonë të përbashkët për paqen globale, dhe do të forcojë më tej bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona”, ka theksuar më herët Erdogan.

Qëndrimi i Erdoganit ndaj Palestinës është i qartë: ai kërkon ndërgjegjësim ndërkombëtar për të drejtën e popullit palestinez dhe përfundimin e dhunës, duke e vendosur këtë çështje në qendër të agjendës së vizitës së tij në SHBA.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI