Flash

Vrasja e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit Bushgjoka

Lapsi.al 20 September 2025
Vrasja e Renis Dobrës, gjykata lë në burg dy vëllezërit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e ndodhur më 8 korrik të këtij viti. Mësohet se seanca e sotme është shoqëruar me tensione, pasi gjatë shqyrtimit të masës, ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes të akuzuarve dhe trupit gjykues.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka akuzohen se fillimisht kanë rrëmbyer Renis Dobrën, dhe më pas e kanë vrarë në rrethana që ende po hetohen nga autoritetet. Dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpunim me vëllain tjetër Fatjonin dhe shtetasin Petrit Hoxha alias Petrit Cakrri rrëmbyen dhe mbytën 23-vjeçarin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në breg të liqenit të Shkopetit mëngjesin e 9 Korrikut.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025 ndërsa 23-vjeçari Renis Dobra u gjet i pajetë më 9 korrik pranë liqenit të Shkopetit. Policia ka konfirmuar nga pamjet filmike dhe nga provat se katër personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe i Petrit Çakrri kanë marrë pjesë të gjithë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Pak ditë pas ngjarjes Petrit Çakrri u arrestua në hyrje të Tropojës. Sakaq pista kryesore e hetimit vijon të jetë konflikti i drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marre porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Gjermania i kthen shpinën Vuçiç

Kohët e fundit, në komunitetin politik gjerman ka pasur gjithnjë e më shumë shenja se establishmenti politik po i largohet ngadalë Aleksandar Vuçiçit si garanci...

12:19

Zjarr në Gramsh

Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri. Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgj...

15:00

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI