Flash

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Lapsi.al 20 September 2025
Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën amerikane”.

SHBA-të mbajnë baza në Siri dhe shpesh nisin operacione kundër asaj që e përshkruajnë si fortesat e fundit të xhihadistëve për të parandaluar rigjallërimin e ISIS-it në rajon.

Omar Abdul Qader, i cili u vra dje, “ishte një anëtar i ISIS-it që kërkonte në mënyrë aktive të sulmonte Shtetet e Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

“Vdekja e tij pengon aftësinë e organizatës terroriste për të planifikuar dhe kryer sulme kundër amerikanëve ose partnerëve tanë”, vazhdoi deklarata e CENTCOM-it.

Kjo është bastisja e dytë, që është raportuar se është kryer nga forcat amerikane në më pak se dy muaj. Edhe ai i mëparshmi, në fund të korrikut, kishte në shënjestër një anëtar të ISIS-it.

Kjo organizatë pushtoi zona të gjera në vitin 2014, pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut, përpara se të shihte shembjen e “kalifatit” të saj nën sulme nga drejtime të shumta, kryesisht në territorin sirian nga një koalicion ndërkombëtar anti-xhihadist i udhëhequr nga luftëtarët kurdë, në mes të një lufte civile.

Megjithatë, besohet se ISIS vazhdon të ketë disa qeliza të fjetura, veçanërisht në zonat e shkretëtirës siriane dhe ende po kryen sulme.

Të këshilluara

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

Britania arreston 3 spiunë rusë

Dy burra, përkatësisht 41 dhe 46 vjeç, si dhe një grua 35-vjeçare, u ndaluan në adresa të ndryshme në Grays nga policia kundër terrorizmit. Ata u arrestuan n...

17:00

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI