Flash

Sulmi kibernetik paralizoi aeroportet evropiane, anulimet vijojnë edhe nesër

Lapsi.al 20 September 2025
Sulmi kibernetik paralizoi aeroportet evropiane, anulimet vijojnë edhe

Një sulm kibernetik ka prekur disa aeroporte evropiane sot, ku qindra fluturime u vonuan ose u anuluan. Softueri i një ofruesi të sistemeve të regjistrimit dhe hipjes në bord ishte në shënjestër. Ndër aeroportet që përjetuan një ditë të ndërlikuar, ishin London Heathrow, Brukseli dhe Berlini. Në pritje të hetimeve të mëtejshme, provat tregojnë për një sulm kibernetik në rrjetin e Collins Aerospace, një kompani që furnizon sisteme për disa linja ajrore në aeroporte anembanë botës.

Ndërprerjet operative do të kenë pasoja afatgjata. Brukseli ka njoftuar se gjysma e fluturimeve të planifikuara për nesër, të dielën, më 21 shtator, do të duhet të anulohen. Aeroporti se u ka kërkuar linjave ajrore të anulojnë gjysmën e fluturimeve të tyre të nisjes për të shmangur radhët tepër të gjata dhe anulimet e vonuara.

Situata nuk pritet të kthehet në normalitet deri të hënën në mëngjes.

Regjistrimi i pasagjerëve në aeroportet e prekura duhej të bëhej manualisht, duke rezultuar në vonesa të konsiderueshme. Në një komunikim drejtuar linjave ajrore, Eurocontrol, agjencia evropiane që koordinon trafikun ajror në Evropë dhe më gjerë, u kërkoi linjave ajrore të anulonin gjysmën e fluturimeve të tyre të planifikuara që niseshin nga Brukseli midis orës 6:00 të mëngjesit të së shtunës, më 20 shtator, dhe orës 4:00 të mëngjesit të së dielës, më 21 shtator.

Deri në pasdite, 14 fluturime u anuluan. Në Heathrow, qindra fluturime u anuluan ose u prekën nga ndërprerjet operative. RTX, kompania mëmë e Collins Aerospace, tha se ishte në dijeni të një “ndërprerjeje të lidhur me një sulm kibernetik” që ndikonte në softuerin e saj në disa aeroporte, pa specifikuar se cilat.

Aeroporti i Brukselit njoftoi se që nga ora 11:00 e mëngjesit, 10 fluturime ishin anuluar dhe 15 të tjera kishin përjetuar vonesa prej të paktën një ore.

Prandaj, pasagjerëve me fluturime të planifikuara për të shtunën në aeroportet e prekura iu kërkua të kontrollonin statusin e fluturimeve të tyre me linjat ajrore para se të mbërrinin në aeroport.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI