Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Risitë në 2025, bizneset 10% të xhiros nga shitjet online

Lapsi.al 20 September 2025
Risitë në 2025, bizneset 10% të xhiros nga shitjet online

Kanalet e shitjeve online po zgjerohen vit pas viti. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se këtë vit se 28,0 % e ndërmarrjeve me mbi 10 të punësuar kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve, duke shënuar një rritje prej 3,5 %, krahasuar me vitin 2024.

Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Akomodimit dhe Shërbimit Ushqimor me 48,2 %, pasuar nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 44,8 % dhe aktivitetet e informacionit dhe Komunikimit me 43,3%.

Gjatë vitit 2025 vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online rezultoi 10,1 % duke pësuar një rritje prej 0,6 %, në krahasim me vitin 2024.

Peshën më të madhe të xhiros së realizuar e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e Tregtisë me shumicë dhe pakicë me 46,1 % dhe aktivitetet e informacionit dhe Komunikimit me 16,5 %.

Media sociale (Facebook, Linkedln,Twiter, Youtube, Pinterest etj.) është përdorur nga 86,5 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 83,1 % që rezultoi në vitin 2024.

Në vitin 2025, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 33,8 % e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.

Krahasuar me vitin 2024, përdorimi i shërbimeve cloud në ndërmarrjet që kanë akses në internet, ka shënuar 3,8% rritje.

Ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2025, përfaqësojnë 99,4 % të ndërmarrjeve, nga 99,3 % që rezultuan në vitin 2024.

Gjatë vitit 2025, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialistë të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 31,8 %, nga 29,7 % që rezultoi në vitin 2024. Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe Komunikimit me 79,7 %, e ndjekur nga aktivitetet Profesionale, Shkencore dhe Teknike me 70,3 % dhe Shërbimet Administrative dhe Mbështetëse me 65,4 %.

Në vitin 2025, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100 % kompjuter me akses në internet.

Në vitin 2025, 100 % e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,3 % që rezultuan në vitin 2024.

Përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 91,8 %, nga 88,8 % që ishte në vitin 2024, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit me mbi 100 Mbit/s është 50,4 %, nga 40,9 % që ishte në vitin 2024. Faqja e internetit (website) është përdorur nga 61,0 % e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 57,7 % që rezultoi në vitin 2024./Monitor.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI