Flash

Presidenti i Iranit: Do të rindërtojmë objektet e sulmuara, i përballojmë sanksionet

Lapsi.al 20 September 2025
Presidenti i Iranit: Do të rindërtojmë objektet e sulmuara, i

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, u zotua të shtunën se Irani do ta tejkalojë ndikimin e rivendosjes së sanksioneve ndaj tij, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi kundër heqjes së përhershme të sanksioneve ndaj Teheranit.

"Përmes rikthimi të sanksioneve ata bllokojnë rrugën, por janë truri dhe mendimi ata që e hapin ose e ndërtojnë rrugën", tha Pezeshkian në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror.

"Ata nuk mund të na ndalin. Mund t’i godasin Natanzin ose Fordonë (objektet bërthamore të sulmuara nga SHBA dhe Izraeli në qershor), por ata nuk e kuptojnë se janë njerëzit ata që ndërtuan dhe do ta rindërtojnë Natanzin", shtoi Pezeshkian.

Vendimi i Këshillit të Sigurimit erdhi të premten pasi Britania, Franca dhe Gjermania nisën muajin e kaluar një proces 30-ditor për rivendosjen e sanksioneve, duke akuzuar Teheranin se nuk po respektonte marrëveshjen e vitit 2015 me fuqitë botërore, e cila synonte të mos e lejonte atë të zhvillojë ndonjë armë bërthamore.

Ato i vendosën kushte Teheranit, të cilat ky i fundit duhej t’i plotësonte gjatë shtatorit, në mënyrë që ato ta shtynin aktivizimin e “mekanizmit për rikthimit automatik” të sanksioneve të OKB-së. Irani mohon se ka ndonjë synim të tillë.

"Ne kurrë nuk do të dorëzohemi përballë kërkesave të tepruara, sepse kemi fuqinë ta ndryshojmë gjendjen", theksoi Pezeshkian, sipas mediave shtetërore.

Për shtyrjen e rikthimin të sanksioneve për gjashtë muaj, në mënyrë që të mundësohen bisedime serioze, Irani kushtëzohej që t’u lejonte përsëri qasje inspektorëve bërthamorë të OKB-së në objektet bërthamore të Teheranit – të cilët gjithashtu do të kërkonin llogari për rezervat e mëdha të uraniumit të pasuruar të Iranit – si dhe me përfshirjen në bisedime me SHBA-në./ REL

Të këshilluara

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën ame...

09:23

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI