Flash

Portugalia njofton njohjen e shtetit të Palestinës

Lapsi.al 20 September 2025
Portugalia njofton njohjen e shtetit të Palestinës

Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës, dhe Mbretërisë së Bashkuar pasi ka njoftuar se do të njohë shtetin palestinez.

Në një deklaratë të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Portugalisë tha se njohja do të bëhet të dielën, një ditë para një konference të nivelit të lartë mbi shtetësinë palestineze në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA).

“Ministria e Punëve të Jashtme konfirmon se Portugalia do ta njohë Shtetin e Palestinës”, shkroi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Njoftimi i Portugalisë vjen disa ditë pasi një hetim historik i OKB-së zbuloi se lufta e Izraelit në Gaza përbën një gjenocid.

Ndërkohë më herët, një këshilltar i presidentit francez Emmanuel Macron tha se Andorra, Australia, Belgjika, Luksemburgu, Malta dhe San Marino po ashtu po planifikojnë të njohin shtetin e Palestinës së bashku me Francën në takimin e nivelit të lartë që do të mbahet të hënën me Arabinë Saudite në New York.

Po ashtu, Kanadaj dhe Mbretëria e Bashkuar kanë deklaruar gjithashtu se kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë si Portugalia.

Ata do t’u bashkohen rreth 147 vendeve, që përfaqësojnë 75 përqind të anëtarëve të OKB-së, të cilat e kishin njohur tashmë shtetësinë palestineze që nga prilli i këtij viti, shkruan Aljazeera.

Portugalia ishte gjithashtu midis 145 vendeve që votuan të premten për të krijuar një mundësi për Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork javën e ardhshme me video, pasi Shtetet e Bashkuara ia mohuan vizën.

Të këshilluara

Ushtria amerikane eliminon liderin e ISIS-it

Ushtria amerikane tha të premten se kishte vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS) në një bastisje në Siri që sipas saj “kërcënonte drejtpërdrejt tokën ame...

09:23

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI