Flash

PD: Veliaj duhet lejuar të mbrohet para Këshillit Bashkiak

Lapsi.al 20 September 2025
PD: Veliaj duhet lejuar të mbrohet para Këshillit Bashkiak

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me vendimin që pitet të merret ditën e martë, sa i takon shkarkimit apo jo të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet pas hekurave.

Përmes një reagimi, Teliti thekson se Veliaj ka të drejtë që të dëgjohet në sallë, ndërsa shtoi se opozita nuk trembet nga fjala.

REAGIMI

“FJALA E VELIAJ” vs “LEJA E QEVERISË”!

Të martën është dita kur Veliaj pritet të shkarkohet nga detyra nga Këshilli Bashkiak. Ama para shkarkimit, ai ka të drejtën të dëgjohet aty në sallë përpara të zgjedhurve vendorë të Kryeqytetit.

Opozita jo vetëm që nuk trembet nga ajo fjalë, por kërkon / insiston që Veliaj të jetë aty, ballë për ballë, për t’i thënë atij dhe treguar qytetarëve disa të vërteta mbi korrupsionin dhe dëmet që ai i ka shkaktuar Tiranës në 10 vitet e fundit.

❓ Pyetja që sot bën Tirana – dhe gjithë Shqipëria – është e thjeshtë: A do e lejojë qeveria Veliajn të dalë nga burgu për të folur, apo do ta mbajnë mbyllur nga frika se mos i del boja edhe atyre bashkë me të?

Sepse kur ke ndërtuar një regjim mbi propagandë dhe teatër, një fjalë e vetme jashtë skenarit prish gjithë shfaqjen.

❌ Për shkarkimin e Veliaj duhej leja e qeverisë… po për fjalën e Veliaj, a do jepet ndonjë leje?

E marta po vjen…

Të këshilluara

Zjarr në Gramsh

Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri. Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgj...

15:00

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI