Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Lamallari: Duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve

Lapsi.al 20 September 2025
Lamallari: Duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve

Ministri i ri i Drejtësisë Besfort Lamallari ka deklaruar para administratës së Ministrisë se duhet shpejtësi në ndjekjen e prioriteteve të ndërmarra deri më tani. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se paketa ligjore në reformën në drejtës si dhe mbyllja e punës me sukses për Kodin penal dhe Kodin Civil janë prioritet. Në fund të fjalës së tij, Lamallar u shpreh se digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat është një element i rëndësishëm.

"Shumë faleminderit zoti kryeministër për besimin e dhënë. Ju siguroj që do të ndjek të njëjtën praktikë më stafin tim, për të inkurajuar të gjithë ata që ndajnë të njëjtat cilësi për realizimin e programit qeverisës. Falenderoj publikisht ministrin Ulsi Manja për punën e bërë por edhe për bisedat që në kemi pasur gjatë këtyre ditëve, të cilat ma bëjnë mjaft komode marrjen e stafetës prej tij.

Një burrë i mençur më ka thënë që të duhet një ekip për të bërë sukses, ose një sukses për të bërë një ekip. Unë kam dëgjuar po parë edhe vetë punën përgjatë komisionit të Integrimit europian për kapitujt 23 dhe 34, dhe do doja ta shikoja të njëjtën aktivitet, profesionalizëm dhe shpejtësi për të arritur prioritet e qeverisë shqiptare dhe angazhimet e marra ndaj Bashkimit Europian.

Miratimi i paketës ligjore që lidhet me standardet e reformës në Drejtësi, dhe angazhimet që kemi marrë përballë BE,  për mbylljen me sukses të Kodit Penal, Kodit Civil, mbylljen me sukses të procedurave dhe kjo do të shërbejë standardeve më të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, por edhe të një sistemi drejtësie më efecient, dhe llogaridhënës. Gjithashtu një element i rëndësishëm është digjitalizimi i sistemit të integruar në gjitha prokuroritë dhe gjykatat, në mënyrë që të kemi një sistem më transparent dhe angazhimeve që kemi marrë drejtë Komisionit Europian, për shtetin e së drejtës,” tha Lamallari.

Të këshilluara

Franca rihap zyrtarisht kullat e Notre Dame

Presidenti francez Emmanuel Macron u ngjit shkallëve të kambanores së Notre-Dame de Paris për të inauguruar zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të ...

11:27

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI