Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

KQZ "hap thesin" me lekë/ Për çdo votë të fituar, partitë do të marrin 94 lekë

Lapsi.al 20 September 2025
KQZ "hap thesin" me lekë/ Për çdo votë të

Për çdo votë të fituar në 11 maj partitë politike do të marrin 94 lekë.

Kështu PS dhe PD do të përfitojnë më shumë para për 11 majin ku socialistët pritet të marrin rreth 800 milionë lekë dhe PD rreth 500 milionë.

Pa para nuk do të mbesin as partitë e reja ku Mundësia e Agron Shehajt kryeson me 40 milionë.

Një votë në 11 maj do të kushtojë 94 lekë, kjo nënkupton që për çdo votë të fituar partitë do të marrin 94 lekë nga buxheti i shtetit.

Vendimi do të merret të hënën nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili do të vendosë t'u shpërndajë para partive që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.

Në bazë të llogaritjes së votave Partia Socialiste dhe ajo Demokratike do të përfitojnë fondin më të madh, përkatësisht PS-së i takojnë plotë  80,448,114 lekë dhe PD-së 49,687,648 lekë.

Por dy partitë e mëdha kanë marrë tanimë një fond paradhënie para 11 majit, ndaj paratë e mbetura do të shpërndahen për partitë e tjera.

Kështu sipas një relacioni që do të votohet të hënën, Partia Mundësia do të marrë pjesën më të madhe të parave me 4,601,488 lekë, ndjekur nga Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” 3,884,362 lekë, Lëvizja Bashkë do të përfitojë 2,307,418 lekë.

Pa para nuk do të mbesë as Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës që do të marrë — 1,963,190 lekë.

Ligji parashikon kompensim paszgjedhor për subjektet që nuk morën paradhënie, por kaluan pragun 1%. Për zgjedhjet e 11 majit.

Gjithashtu partitë parlamentare do të shohin një sërë përfitimesh të tjera, ku selitë e partisë do të paguhen nga buxheti i shtetit ndërsa formimi i grupeve parlamentare do të sjellë përfitime shtesë me stafe dhe zyra në bashkitë e vendit.

TABELAT:

Partia Demokratike — paradhënie: 44,818,545 lekë.

Partia Socialiste — paradhënie: 65,291,390 lekë.

Lëvizja Bashkë — 2,307,418 lekë.

Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet” — 3,884,362 lekë.

Partia Mundësia — 4,601,488 lekë.

Partia Koalicioni Euroatlantik — 1,963,190 lekë.

Të këshilluara

Franca rihap zyrtarisht kullat e Notre Dame

Presidenti francez Emmanuel Macron u ngjit shkallëve të kambanores së Notre-Dame de Paris për të inauguruar zyrtarisht rihapjen e kullave veriore dhe jugore të ...

11:27

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI