Flash

Ishin bllokuar në Ujëvarën e Shëngjergjit, 2 turistët gjermanë shpëtohen pas 12 orësh

Lapsi.al 20 September 2025
Ishin bllokuar në Ujëvarën e Shëngjergjit, 2 turistët

Dy turistë gjermanë janë shpëtuar nga policia, pasi kishin ngelur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit.

Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

NJOFTIMI

Policia iu vjen në ndihmë dy turistëve gjermanë të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Njësinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, pas marrjes së njoftimit organizuan menjëherë punën për t’u ardhur në ndihmë dy turistëve gjermanë, të cilët kishin mbetur të bllokuar te Ujëvara e Shëngjergjit.

Pas 12 orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë, të thepisur dhe të largësisë së zonës nga rrugët e aksesueshme me automjete, u bë e mundur lokalizimi i tyre. Dy turistët gjermanë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, duke i ftuar ata që për çdo problematikë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Të këshilluara

Zjarr në Gramsh

Në periferi të Gramshit është regjistruar që prej mëngjesit të sotëm një vatër zjarri. Ndërkohë, banorët denoncojnë se ndonëse kjo vatër ka qenë aktive përgj...

15:00

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI