Flash

Erdogan pritet të takohet me Trump: Do shërbejë për shuarjen e luftërave në rajon

Lapsi.al 20 September 2025
Erdogan pritet të takohet me Trump: Do shërbejë për shuarjen

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkroi në rrjete sociale në lidhje me takimin e njoftuar nga presidenti amerikan më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë takimit tonë në Shtëpinë e Bardhë me homologun dhe mikun tim të çmuar, Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të diskutojmë shumë çështje me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara, me të cilët kemi marrëdhënie të gjera strategjike, kryesisht në tregti, investime dhe industrinë e mbrojtjes.

Unë besoj se takimi që do të zhvillojmë me Presidentin Trump do të kontribuojë në përfundimin e luftërave dhe konflikteve në rajonin tonë, brenda kuadrit të vizionit tonë të përbashkët për paqen botërore, dhe do të forcojë më tej bashkëpunimin midis vendeve tona”, shkroi presidenti Turk.

“Jam i kënaqur të mirëpres presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Ne po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të madhe F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë pozitivisht. Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë. Pres me padurim ta shoh më 25!”, shkroi Trump disa ditë më parë në Trush Social.

Të këshilluara

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

Britania arreston 3 spiunë rusë

Dy burra, përkatësisht 41 dhe 46 vjeç, si dhe një grua 35-vjeçare, u ndaluan në adresa të ndryshme në Grays nga policia kundër terrorizmit. Ata u arrestuan n...

17:00

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI