Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone, rrjeti më i mirë për eksperiencën konsumatore

Lapsi.al 19 September 2025
Umlaut dhe MedUX vlerësojnë Vodafone, rrjeti më i mirë

Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht si “Rrjeti më i mirë celular në Shqipëri”, pas vlerësimit nga kompania ndërkombëtare e pavarur UMLAUT, lider global në analizat e cilësisë së rrjeteve. Certifikata prestigjioze konfirmon performancën e jashtëzakonshme të Vodafone GigaNet në telefonata, stabilitetin e shërbimeve të internetit dhe thirrjeve, si dhe rezultatet më të larta në matjet e mbledhura përmes të dhënave të popullatës në të gjithë vendin.

Ky sukses është fryt i investimeve të vazhdueshme në teknologji dhe infrastrukturë digjitale. Vodafone ka rritur ndjeshëm kapacitetet e rrjetit 4G dhe ka zgjeruar me ritme të shpejta mbulimin e rrjetit 5G, tashmë i disponueshëm në Tiranë dhe qytetet më të mëdha të vendit.

“VodafoneAlbania u certifikua sërish si Rrjeti më i mirë nëShqipëri nga Umlaut dhe MedUX, për cilësinë më të mirë tëpërvojës. Titujt dhe çmimet janë padyshim shumë tërëndësishme, por për ne më të rëndësishmit janë njerëzit qëqëndrojnë pas rrjetit më cilësor e më të besueshëm, Vodafone Albania. Pas shërbimit që Vodafone ofron, qëndron dedikimi injerëzve që zgjohen çdo ditë të vendosur të garantojnë cilësinë e kësaj teknologjie të avancuar në Shqipëri. Teksa zgjerojmëRrjetet 5G dhe fibrën, ne nuk jemi vetëm duke ndërtuar një rrjetmë të shpejtë. Vodafone Albania po hedh themelet për shërbimedigjitale, qeverisje smart dhe një ekonomi më të zhvilluar. Jam krenar për ekipin tim dhe për atë që ata bëjnë të mundur përShqipërinë çdo ditë, në Vodafone Albania.”- u shpreh Balazs Revesz, CEO i Vodafone Albania.

Përveç certifikatës së UMLAUT, Vodafone Albania është vlerësuar edhe nga MedUX, kompania prestigjioze ndërkombëtare e specializuar në analizën e përvojës së përdoruesve të rrjeteve celulare. Matjet e kryera gjatë muajve maj-qershor 2025 renditën Vodafone si rrjetin 5G me cilësinë më të mirë të eksperiencës në Shqipëri në kategoritë: shpejtësi, streaming dhe OTT.

Ky vlerësim i dyfishtë nga dy organizata ndërkombëtare të pavarura vjen në një moment kyç për Shqipërinë, e cila po ecën me ritme të përshpejtuara në procesin e digjitalizimit, duke u renditur tashmë ndër vendet me shërbimin celular më cilësor në Ballkanin Perëndimor. Me vizionin për të fuqizuar bizneset, për të lidhur komunitetet dhe për të mundësuar shërbime digjitale të standardeve evropiane, Vodafone Albania rikonfirmon rolin e tijkyç në të ardhmen teknologjike të vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI