Flash

Tre avionë rusë hynë në Estoni, alarmohet NATO

Lapsi.al 19 September 2025
Tre avionë rusë hynë në Estoni, alarmohet NATO

Tre avionë luftarakë rusë të tipit MiG-31 kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke alarmuar forcat ajrore të NATO-s në rajon. Sipas Politico, avionët rusë janë përballur dhe më pas janë zmbrapsur nga avionë F-35 të Forcave Ajrore Italiane, të dislokuar në kuadër të misionit të Aleancës për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Baltikut.

Avionët MiG-31, të cilët janë interceptues të avancuar me kapacitet për të mbajtur raketën hipersonike ruse Kinzhal, dyshohet se ishin drejtuar në drejtim të kryeqytetit estonez, Tallinn, përpara se të ndaloheshin nga përgjigjja e menjëhershme e avionëve italianë. Ky incident vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes NATO-s dhe Rusisë, ndërsa vendet baltike mbeten një pikë strategjike dhe e ndjeshme në kufijtë lindorë të Aleancës.

Ushtria ruse nuk ka bërë ende asnjë koment publik mbi këtë incident. Tensionet midis NATO-s dhe Rusisë janë rritur që prej nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska në vitin 2022. Situata është përshkallëzuar ndjeshëm edhe gjatë javës së fundit, pasi Polonia dhe Rumania, të dyja anëtare të NATO-s, raportuan shkelje të hapësirës së tyre ajrore nga dronë rusë.

Të këshilluara

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

Britania arreston 3 spiunë rusë

Dy burra, përkatësisht 41 dhe 46 vjeç, si dhe një grua 35-vjeçare, u ndaluan në adresa të ndryshme në Grays nga policia kundër terrorizmit. Ata u arrestuan n...

17:00

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI