Flash

Provokimet nuk kanë të ndalur/ Avionët rusë futen edhe në Estoni

Lapsi.al 19 September 2025
Provokimet nuk kanë të ndalur/ Avionët rusë futen edhe

Tre avionë luftarakë rusë të tipit Mig-31, shkelën të premten hapësirën ajrore të Estonisë, sipas një deklarate zyrtare të qeverisë estoneze.

Sipas autoriteteve, avionët qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për 12 minuta, në një incident që ndodhi në orët e para të mëngjesit, pranë ishullit të vogël Väike Vainõ, në mes të Gjirit të Finlandës, siç tregohet nga hartat zyrtare.

Ky incident vjen vetëm 10 ditë pas një tjetër shkeljeje të ngjashme, kur dronë rusë u futën në hapësirën ajrore të Polonisë.

Po ashtu, javën e kaluar, një tjetër dron rus u përfshi në një incident me hapësirën ajrore të Rumanisë, duke fluturuar për një kohë të gjatë brenda saj, pavarësisht përpjekjeve për ta ndërprerë me avionë luftarakë.

Pas ngjarjes së fundit, Ministria e Jashtme e Estonisë thirri të ngarkuarin me punë të Rusisë në Talin, për t’i dorëzuar një notë proteste diplomatike lidhur me këtë shkelje.

“Rusia e ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë këtë vit, dhe kjo është e papranueshme. Por sot, kemi të bëjmë me një shkelje të paprecedentë, ku tre avionë luftarakë hynë në territorin tonë ajror,” – deklaroi Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna.

Ai shtoi se: “Përpjekjet në rritje të Rusisë për të testuar kufijtë dhe agresiviteti i saj në rritje duhet të marrin përgjigje me përshkallëzim të menjëhershëm të presionit politik dhe ekonomik."

Të këshilluara

TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Për vite me radhë, zyrtarët kinezë e dënonin kërkesën e SHBA-së që pronari kinez i TikTok të shiste operacionet e tij amerikane si një grabitje në mes të ditës....

14:15

Britania arreston 3 spiunë rusë

Dy burra, përkatësisht 41 dhe 46 vjeç, si dhe një grua 35-vjeçare, u ndaluan në adresa të ndryshme në Grays nga policia kundër terrorizmit. Ata u arrestuan n...

17:00

Spanja hap hetimet për krime lufte në Gaza

Prokurori i Përgjithshëm Spanjoll Alvaro García Ortiz ka autorizuar hapjen e një hetimi paraprak mbi “shkeljet serioze të ligjit ndërkombëtar të të drejtave të ...

11:12

Izraeli nis një tjetër fazë sulmi në Gaza

Izraeli ka nisur një operacion me shkallë të gjerë, duke goditur rëndë qytetin e Gazës gjatë natës, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu konfirmoi se është ni...

11:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI