Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Prezantohet Ministrja e Punëve të Brendshme/ Rama: Vjen me profil ndryshe

Lapsi.al 19 September 2025
Prezantohet Ministrja e Punëve të Brendshme/ Rama: Vjen me profil

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme Albana Koçiun si Ministren e parë të Punëve të Brendshme. Gjatë fjalës së tij, Rama ka theksuar se Koçiu vjen me një profil ndryshe dhe me një mision të qartë, që kjo Ministri të kthehet nga ajo e Policisë në ministri të Punëve të Brendshme të standarteve europiane.

"Punët e brendshme nuk janë kurrësesi thjesht dhe vetëm punët e policisë së shtetit, pavarësisht se zë sferën më të madhe të punëve të brendshme. Por ka ardhur koha që askush të mos verë në diskutim as faktin tjetër që ligji yne dhe praktika e kudondodhur e thonë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk bën punë policore dhe ministri nuk është kryepolici i vendit. Për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash, ndryshimi radikal I profilit të ministrit të punëve të brendshme është pikënisja e ndryshimit që ministrja duhet të sjellë në mbarëvajtjen e punëve të brendshme.

Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie, ekskluzivisht te policia, sot e gjithë ditën 35 vjet transformime demogradike, që nga Tirana që janë sot shumë më të mëdha sec ishin 35 vite më parë, nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash. Ende sot, na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë. Lum ata që kanë pallat me shigjeta, ose sot kemi një sistem të prapambetur zjarrfikësash me gjithë ndryshimet e pamohueshme që kanë ndodhur por në këtë mandate të katër duhet të na interesojnë ndryshimet që duhet të ndodhi, zjarrfikësat janë lënë në plan të dytë. Problemi më i madh sot i shfaqur qartësisht në verën që po kalon dhe do jetë problem qëndror në vitet në vijim janë zjarret.

Duke patur parasysh se cfare ka kaluar Shqipëria është e natyrshme që Policia të ishte për shumë vite sic eta e ministrit të Brendshëm. Një vend që kishte mbi 100 e kusur vrasje në vit mesatarisht apo ku ringritja e policisë së shtetit kur ne nisim punën në 2013 e bënin policinë prirotetin e prioriteteve, por tanimë janë pjekur kushtet që të bëjmë një kapërcim të rëndësishëm. Parametrat e rendit publik janë konsoliduar brenda normave të BE, të paktën të gjysmës së poshtme dhe janë të tjera punë të brendshme që kërkojnë punë të shtuar, duke nisur nga puna këtu. Ndj ministria e Brendshme duhet ngritur në një lartësi të re dhe të orientojë drejtimin e punëve të brendshme sin ë cdo vend të BE," tha Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI